Betejat frymërore

Ekziston një ide e pabazë që, kur të vijmë te Krishti, çdo gjë në jetën tonë do të jetë e mirë—që të gjitha shqetësimet dhe problemet që na mundonin përpara se të pranonim Krishtin do të zhduken sapo t’ia përkushtojmë jetën Atij. Kjo është shumë larg së Vërtetës. Përkundrazi, ashtu si një farkëtar përdor zjarrin për t’i dhënë formë hekurit, po ashtu Perëndia përdor vështirësitë për të na forcuar besimin. Madje vështirësitë  mund të çojnë në rizgjim të zemrave tona dhe të atyre përreth nesh ndërsa jetojmë duke i besuar Perëndisë në mes të sfidave të jetës.

Duhet të jemi të vetëdijshëm se kur të fillojë rizgjimi i Zotit, do të vijë kundërshtimi. Sapo keni nisur një betejë frymërore dhe armiku  do gjendet kudo përreth zemrës suaj.

Në mënyrë që të shohim rizgjimin  në jetën tonë dhe atë të  të tjerëve, duhet të jemi të përgatitur të qëndrojmë të palëkundur në besim dhe të jetojmë jetë pa kompromis kur hasim kundërshtim. Lavdëroni Perëndinë që është forca e Tij që na bën të aftë të qëndrojmë. Ndërsa i dorëzohemi Atij, Ai na jep mundësinë të jemi të bindur ndaj thirrjes së Tij. Ky nënshtrim ndaj Perëndisë dhe bindja e drejtë janë një shpallje e fuqishme e Ungjillit.

Apostulli Pal ishte vazhdimisht në betejë. Si arriti fitoren përballë sprovave? Ai mori një vendim se asgjë që armiku do bënte nuk do ta pengonte të bënte vullnetin e Perëndisë. Ai i besoi Perëndisë, duke u mbajtur fort  në Zotin ,Shpëtimtarin e tij dhe premtimit të jetës së përjetshme në praninë e Tij. Kjo i dha atij forcën për të ndjekur vullnetin e Perëndisë pavarësisht nga burgosjet, përbuzjet, torturat, rrahjet dhe talljet. Pali i duroi të gjitha këto për të parë Fjalën e Perëndisë të sillte rizgjim dhe të depërtonte në zemrat e judenjve dhe johebrenjve dhe duke i drejtuar  ata drejt hirit të Tij shpëtues.

Le të përballemi me sprovat dhe betejat frymërore, me të njëjtën forcë dhe vendosmëri si Pali, të vendosura mbi themelin që nuk dështon kurrë: Jezu Krishtin.

Lutje: Zot, më forco me anë të Frymës së Shenjtë që të përballoj çdo kundërshtim që mund të ndesh. Më jep  guxim kur tundohem të ec në  rrugën më të lehtë. Lutem  në emër të Jezusit. Amen.

” Dhe Perëndia i çdo hiri, qė ju thirri në lavdinë e tij të përjetshme në Krishtin Jezus, mbasi të keni vuajtur për pak kohë, do t`ju bėjë të përsosur ai vetë, do t`ju bëjë të patundur, do t`ju forcojë dhe do t`ju vërë themel.” (1 Pjetrit 5:10).

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI