Njerëzit me shenjë plagësh janë të mrekullueshëm!

Ai vet i barti mëkatet tona në trupin e tij mbi drurin e kryqit që ne, të vdekur për mëkate, të rrojmë për drejtësi; dhe me vurratat e tij ju u shëruat. 1 e Pjetrit 2:24

Charles Cooke ( Çarls Kuk) ka shkruar një bisedë e cila supozohet të ndodhë mes një njeriu dhe Perëndisë, e ajo çfarë ai thotë shpreh ndjesitë e shumë njerëzve. Biseda shkon kështu: “ Kam parë disa filma kohët e fundit, Perëndi, si për shembull Romeo dhe Zhuljeta. Dashuria e të rinjve, të paktën në këto filma, është e mrekullueshme… është kaq e thjeshtë…kaq e plotë…kaq e pa komplikuar. Ata duken natyralë, shumë  të lirë në atë çfarë ndjejnë,unë do të doja që të isha ashtu, Perëndi. Por nuk mundem. Unë jam lënduar, Perëndi. Unë kam besuar dhe jam tradhtuar disa herë. Unë kam dashur dhe nuk kam marrë asgjë në këmbim. Unë jam përpjekur shumë që të kujdesem për dikë dhe kam dështuar shumë shpesh. Unë kam ndarë sekretet e mia dhe kam dëgjuar njerëzit teksa ja pëshpëritnin ato të tjerëve. Unë kam kërkuar për falje dhe nuk kam marrë përgjigje.  Unë jam sjellë ngrohtë ,por jam ndeshur me një shpatull të ftohtë. Kam kaluar nëpër të tilla gjëra Perëndi. Kam rënë përtokë. Jam gjunjëzuar. Kam qenë i dërrmuar. Më shiko Zot, jam i gjithi i mbuluar me shenjë plagësh.

Dhe pastaj Zoti i flet:” Ndoshta nuk ke kuptuar mjaftueshëm. Ndoshta nuk e ke mësuar se jeta njerëzore është kështu. Të gjithë shenjtorët kanë shenja plagësh. Dashuria e të rinjve, nuk është forma më e lartë e dashurisë njerëzore. Dashuria më e mrekullueshme vjen prej njerëzve që kanë shenja plagësh.  Unë e di që shumë njerëz ndalojnë së dashuri për të mos u lënduar më, por ata njerëz që fillojnë sërish nga e para, që vazhdojnë pavarësisht se çfarë ka ndodhur, që i lënë sërish mundësi vetes që të lëndohen sërish, këta njerëz janë të aftë që të duan në një mënyrë më të thellë, arrijnë të kuptojnë më shumë të tjerët , duan në mënyrë më të plotë…” Njeriu i mendon fjalët e Zotit dhe thotë, “ Besoj se e di çfarë do të më thuash, Perëndi. Unë kam takuar njerëz të tillë dhe vetëm  fakti që i njoh më jep kurajë. Njerëzit e mrekullueshëm, janë ata që janë të aftë që të duan, pavarësisht shenjave të plagëve që kanë marrë. Më pëlqejnë njerëzit  që kanë shenja plagësh,  Perëndi.  Ata janë të mrekullueshëm.

Charles Cooke ( Çarls Kuk)  pasqyron problemin me të cilin përballen shumë njerëz.  Si mund të duash kur dashuria jote është refuzuar? Si mund të arrish të kesh besim tek të tjerët kur besimi yt është tradhtuar? Si mund të falësh kur përpjekja jote për të sjellë shërim në një marrëdhënie, është refuzuar? A  ndihesh më shumë i hidhëruar dhe bosh, sepse kërkesa jote për falje dhe restaurim është  refuzuar? Apo je gati që të jesh i dashur, falës dhe të kërkosh që të krijosh marrëdhënie me të tjerët? Patjetër, që disa janë të lënduar dhe kanë frikë, kështu që hezitojnë dhe mbyllen në guaskën e tyre.  Duket se mjafton që të digjesh një herë,  për të qëndruar larg gjërave që mund të të dëmtojnë. Megjithatë, ka njerëz të tjerë që kujtojnë shembullin e Zotit, e përpiqen që të krijojnë marrëdhënie me të tjerët dhe me Perëndinë.

Ata që shkëpusin urat që lidhin shpirtin e tyre me të tjerët, e që fillojnë të ndërtojnë mure të vegjël përreth vetes, duke u përpjekur që ta ruajnë veten nga humbja dhe dhembja, fillojnë që të vdesin nga pak për çdo ditë.  Ti mund të jesh lënduar; po ashtu edhe Krishti.  Ti mund të kesh dhuruar dashuri e në  vend që të marrësh dashuri pas, të kanë përçmuar. Mëso të duash sërish. Ndoshta je përpjekur dhe ke dështuar; atëherë përpiqu përsëri, sepse të gjithë mund të dorëzohen.  Është përmes dështimeve tona që ne mësojmë durimin, e përmes refuzimit ne mësojmë dhembshurinë, e përmes vuajtjes në bëhemi pjesëmarrës në vuajtjen e Krishtit.  Është lulja e shtypur ajo që lëshon më shumë aromë dhe nëse një trëndafil nuk ka gjemba, nuk është aspak trëndafil. Krishti jo vetëm që na dha një shembull, por Ai na dha gjithashtu fuqinë dhe forcën për të bërë vullnetin e Zotit. Kujto se në asnjëherë nuk do të përballemi me  një situatë që do të jetë më e vështirë, se ajo me të cilën Krishti u përball, ndaj njësoj si apostulli Pal ne mund të themi “Unë mund të bëj gjithçka me anë të Krishtit që më forcon” ( Filipianët 4:13) Patjetër që Zoti e di kur ti je lënduar, e unë shpresoj që t’i të lejosh dashurinë e Tij që gradualisht të mbushë boshllëkun në zemrën tënde.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI