Pyetjet në kohën e vështirësive

Në çdo kohë që ndodh një fatkeqësi natyrore, është e kuptueshme që të vijnë në mendje pyetje të mëdha  për gjëra të tilla si jeta, vdekja dhe pse jemi këtu. Madhësia e vdekjes dhe shkatërrimit të shkaktuar nga tërmete, zjarre, tsunami ose përmbytje zhvendos mendimet tona normale të përditshme, duke na bërë që të kërkojmë shpjegime për vuajtjet. 

 Shpesh ne u përgjigjemi pyetjeve tona bazuar në kuptimin tonë personal të Zotit. Nëse Ai bën diçka që nuk përshtatet në kutinë që ne kemi krijuar për Të, ne lehtë zemërohemi ose hutohemi. Ne kemi një kuptim të kufizuar të mënyrës se si funksionon jeta në të vërtetë. Por Krijuesi ynë i përjetshëm, pa mëkat dhe sovran është i gjithëdijshëm – Ai sheh dhe di atë që nuk mund ta perceptojmë. 

 Zoti na ka dhënë Fjalën e Tij për të na ndihmuar  nëpër këto çështje të vështira dhe të rritemi në njohuritë tona për Të. Një këndvështrim i saktë i rolit të Zotit në katastrofat natyrore duhet të vijë nga Bibla, jo nga perspektiva jonë e ngushtë e jetës.  

Sigurisht, ne kurrë nuk do të jemi në gjendje ta kuptojmë plotësisht një Zot kaq të fuqishëm, por sa më shumë të kuptojmë se si Ai punon në botë, aq më i madh do të jetë besimi ynë tek Ai. Mbani mend, megjithatë, se kur rrugët e Tij sfidojnë të kuptuarit, atëherë besimi në mirësinë, dashurinë dhe mençurinë e Tij duhet të jenë themeli ynë. 

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI