Perëndia ka një qëllim unik për besëlidhjen martesore. Marrëdhënia martesore të krijon mundësinë e mrekullueshme për të pasqyruar marrëdhënien e Krishtit me nusen e Tij (kishën). Ti dhe partneri duhet të jeni të gatshëm për të sakrifikuar dëshirat tuaja individuale për hir të besëlidhjes martesore, në të njëjtën mënyrë sakrifikuese që Krishti i dha Veten kishës.
Partneritet (Amosi 3:3)
Perëndia ju ka dhënë për njëri tjetrin si partnerë për gjithë jetën. Marrëdhënia e vërtetë rritet përbrenda marrëdhënies martesore kur ka unitet emocional, shpirtëror dhe fizik.
Kënaqësi (Fjalët e Urta 5:18)
Marrëdhënia martesore si dhe partneri yt martesor, janë dhurata e veçantë e Perëndisë për ty.
Vlerësimi i vërtetë i partneritet tënd martesor, do të burojë nga vetkontrolli dhe nga një zemër prej shërbëtori.
Prindërim (Zanafilla 1:28)
Urdhëresa e parë e Perëndisë në Shkrim ishte për Adamin dhe Evën “Jini të frytshëm dhe shumohuni”.
Perëndia dëshiron që toka të mbushet me pasardhës të perëndishëm.
Përsosje (Romakëve 8:29)
Në marrëdhënien intime martesore, do të ndërgjegjësohesh edhe për të metat e partnerit tënd.
Edhe partneri yt është mjaft i ndërgjegjshëm për të metat e tua! Perëndia i përdor si dobësitë, ashtu edhe pikat e forta të tua për të të mprehur e bërë më të ngjashëm me imazhin e Krishtit.
“Kush ka gjetur grua ka gjetur një gjë të mirë dhe ka siguruar një favor nga Zoti.” (Fjalët e Urta 18:22)
Nëse dëshironi më tepër informacion për këtë temë kontaktoni Qendrën e këshillimit “Ҫelësi Im” një shërbesë e Radio 7 në bashkëpunim me organizatën ndërkombëtare Shpresë për zemrën. Misioni i saj është “të japim një këshillim biblik që rinovon mendjet, shëron zemrat, dhe u sjell shpresë të lënduarve, si edhe të fuqizojmë të tjerë për të bërë të njëjtën gjë.
Na kontaktoni në [email protected], P.O.BOX 29 14 Tiranë