Nga:

Qetësohu dhe qesh

laughing womenNdalu një moment  dhe mendo se cila është qasja jote ndaj jetës. A po mundohesh që vetëm ta shtysh ditën tënde? Nëse je i ndershëm me veten, a mund të mbash mend  herën e fundit që ke qeshur fort?  Duhet të dish se gëzimi i Zotit mund të lehtësojë çdo dhembje emocionale dhe fizike dhe të të sjellë një nivel të ri të kënaqësisë në jetë.

E qeshura është një e dhënë e  gëzimit të brendshëm dhe është provuar se të bën të ndjehesh më mirë.  Dikur kam dëgjuar se kanë thënë, që e qeshura është si një  shtysë e brendshme dhe unë mendoj se është shumë e vërtetë. E qeshura përmirëson shëndetin emocional dhe mendor, ajo ngre gjendjen tonë shpirtërore dhe largon  shqetësimin. Është thuajse e pamundur që  të jesh në ankth dhe të qeshësh në të njëjtën kohë. Kjo është arsyeja se përse  ne do të tregoheshim të zgjuar, nëse do ta shprehnim gëzimin me të qeshura sa herë që të na jepej mundësia. Zoti ka pasur një arsye kur na ka dhënë aftësinë për të qeshur.  Duket si diçka e vogël, por e qeshura ka një rëndësi jetike në betejën kundër stresit, ankthit, frikës dhe shqetësimit.   Kjo është një dhuratë nga Zoti për të na sjellë përfitime në shumë mënyra.  Ndaj fjala e Zotit thotë:

Atëherë goja jonë u mbush me qeshje dhe gjuha jonë me këngë gëzimi, atëherë thuhej midis kombeve: “Zoti ka bërë gjëra të mëdha për ta”. ( Psalmi 126:2)

Ai do t`i japë edhe më buzëqeshje gojës sate dhe këngë gëzimi buzëve të tua. ( Jobi 8:21)

Një zemër e gëzuar është një ilaç i mirë, por një frymë e dërrmuar i than kockat. (Fjalët e urta 17:22)

Bibla na thotë se një zemër e lumtur është një ilaç i mirë , sepse e qeshura  ngre shpirtin tënd, përmirëson shëndetin mendor, emocional dhe fizik dhe largon stresin prej mendjes tënde.  Dhe (ja tek vjen pjesa më e mirë)… nuk kushton asgjë. Ti ke në dore një armë që i ka dhënë provat, armën që Zoti të ka dhënë kundër stresit, ajo është falas dhe që mund ta përdorësh në çdo kohë, gjatë ditës apo gjatë natës.

Ndoshta nuk ke qeshur- e kam fjalën të qeshësh me të vërtetë- për një kohë shumë të gjatë. Nëse është kështu, kjo me shumë mundësi po sjell shumë nga stresi që je duke përjetuar sot.  Do të shohësh se do ndihesh shumë mirë pasi të qeshësh me gjithë zemër. Shpesh herë unë ndihem mirë dhe e ripërtërirë pasi kam qeshur. Nëse jam e lodhur dhe  e ezauruar  duke u marrë me problemet e jetës, unë shpesh ndihem sikur  shpirti im është si një dollap i mbyllur-  e ka nevojë për pak ajër të freskët. Por kur unë  zgjedh që të qesh me gjithë zemër, duket se “ajros shpirtin tim,” kjo më rifreskon dhe bën që mendja ime e lodhur të ripërtërihet.

Ti mund të mendosh. Epo, Joyce, unë nuk kam asgjë për të cilën mund të qesh! Shumë shpesh as unë nuk kam përse qesh, por kur ti zgjedh t’i japësh kohë kësaj gjëje, do të mrekullohesh se sa ndryshe do të fillosh  të shohësh punën tënde, familjen, marrëdhëniet, veten tënde dhe madje edhe ecjen tënde me Zotin. Ti do të bëhesh një person i cili përgjigjen  e parë kundër stresit, ka besimin dhe jo frikën, gëzimin dhe jo keqardhjen. Duhet të bëhesh një person si Fredi…

Një ditë mësuesja e qortoi Fredin duke i thënë: “Fredi, nuk duhet të qeshësh me zë  të lartë në klasë.” Fredi u përgjigj  me respekt duke i thënë, “ Më fal, mësuese. Nuk e kisha për qëllim këtë. Unë po buzëqeshja dhe buzëqeshja ime shpërtheu.”

Kjo është lutja ime për ju. Lutja ime është se pavarësisht se çfarë po kaloni në jetën tuaj, ju do të kujtoni se gëzimi i Zotit është fuqia juaj. ( Nehemia 8:10) . Lutem që ju të keni një buzëqeshje në fytyrën tuaj, pavarësisht se sa i sikletshëm mund të ketë qenë një incident, se sa stresuese një situatë apo sesa dekurajuese një dilemë. Dhe kur gjërat  bëhen të vështira, apo kur ndihesh se duhet që të dorëzohesh, unë lutem që  buzëqeshja jote do të shpërthejë. Ne nuk qeshim  me problemet tona, por  ne mund të qeshim  teksa besojmë se Zoti do të kujdeset për to.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Free!

REGJISTROHUNI