Veprat e Apostujve, kapitulli 19, vargjet 8 deri në 10 thonë: ” Pastaj ai hyri në sinagogë dhe u foli lirisht njerëzve tre muaj me radhë, duke diskutuar dhe duke i bindur për gjërat e mbretërisë së Perëndisë; Por, duke qenë se disa ngurtësoheshin dhe nuk besonin dhe flisnin keq për Udhën përpara turmës, ai u shkëput prej tyre, i ndau dishepujt dhe vazhdoi të diskutojë çdo ditë në shkollën e njëfarë Tirani. Dhe kjo vazhdoi dy vjet me radhë, kështu që të gjithë banorët e Azisë, Judenj dhe Grekë, e dëgjuan fjalën e Zotit Jezus.” Kjo frazë e fundit, vargu 10, është shumë shokues për mua.

Pali është në Efes. Ai po predikon Ungjillin dhe po diskuton në shkollën e Tiranit. Vargu 10 thotë se ai e bëri këtë për dy vite. Dhe si rezultat i predikimit të Ungjillit në këtë shkollë në Efes, për dy vite, Bibla thotë: “të gjithë banorët e Azisë, Judenj dhe Grekë, e dëgjuan fjalën e Zotit Jezus.” Tani, mendoni për këtë. ” të gjithë banorët e Azisë.” Ne e dimë se kjo është një deklaratë e përgjithshme, por janë vërtet shumë njerëz, në mbarë Azinë, që po e dëgjojnë Fjalën e Zotit, edhe grekët, edhe judenjtë.

 Pali vetë, nuk po përshkon Azinë, tek Judenjtë dhe grekët, kudo që janë. Ai po qëndron në një vend cdo ditë, që është shkolla e Tiranit dhe po ndan Ungjillin atje. Njerëz nga mbarë Efesi vijnë aty, për tregëti dhe dëgjojnë Ungjillin. Pasi e dëgjojnë Ungjillin aty, ata e cojnë nga Efesi, në gjithë Azinë. Puna e tij në atë vend, po përhapet përtej atij vendi. Kur unë lexoj këtë, mendoj se kjo është pikërisht ajo që Jezusi na tregon, përsa i përket bërjes së dishepujve.

Vërtet, mendoni për këtë. Jezusi e kaloi pjesën më të madhe të kohës së Tij në botë, në nje vend të izoluar nga ana gjeografike. Ai po punonte atje, duke përcjellë Lajmin e mirë të Mbretërisë, në një mënyrë që, pavarësisht jetës së Tij në këtë vend të izoluar, ai të përhapej në shumë vende të tjera, edhe në ditët që do të vinin. Ne, jo të gjithë, do të shkojmë në cdo vend të botës të ndajmë Ungjillin, por mund ta ndajmë Ungjillin me besnikëri, pikërisht aty ku Perëndia na ka vendosur dhe të besojmë se, ndërsa ndajmë Ungjillin aty ku jemi, ndërsa njerëzit vijnë tek Krishti, ndërsa bëjmë dishepuj, do të kemi ndikim edhe përtej vendit ku jetojmë, në mënyra që as nuk mund t’i mendojmë.

Ne kemi mundësinë. Kjo është e bukura e bërjes së dishepujve: t’u predikojmë Ungjillin edhe njerëzve që nuk do t’i takojmë ndonjëherë në këtë jetë. Ndërsa ndajmë Ungjillin me një person në këtë vend, ai person do ta ndajë me dikë tjetër, në një vend tjetër, pastaj edhe ky do ta ndajë me dikë tjetër, në një vend tjetër. Kështu është paracaktuar përhapja e Ungjillit në botë. Unë dua t’ju inkurajoj jo vetëm juve, por edhe zemrën time.

Perëndi, na ndihmo të ndajmë Ungjillin, pikërisht aty ku Ti na ke vënë. Perëndi, na ndihmo të bëjmë dishepuj, pikërisht aty ku jetojmë. Ne lutemi që, ndërsa bëjëmë këtë, Ti do të bësh që Ungjilli të përhapet tek njerëzit që ndoshta ne kurrë nuk do t’i takojmë në jetën tonë, të cilët do të dëgjojnë lajmin e mirë të dashurisë Tënde në Krishtin, do të reagojnë ndaj saj dhe do të shpëtohen, edhe pse ne nuk i shohim nga afër. Por Perëndi, ndërsa ndajmë Ungjillin me njerëzit që na rrethojnë, lutemi që Ai të përhapet përtej vendit ku ne jemi. Ne lutemi për këtë për jetën tonë, për familjet tona, për kishat tona. Na ndihmo të përhapim Ungjillin pikërisht aty ku jemi sot, në mënyrë të tillë që, në ditët që do të vijnë, Ai të përhapet edhe shumë larg vendit ku jemi ne. Perëndi, ne duam të shohim që gjithë banorët e botës të njohin dashurinë Tënde në Krishtin. Na ndihmo të jetojmë në mënyrë të tillë që të gjithë të njohin, përmes nesh, hirin dhe dashurinë Tënde. Ndërsa ne u bindemi urdhërimeve të Tua dhe bëjmë dishepuj, dhe ndajmë Ungjillin aty ku jemi, ne lutemi që Ti të bekosh jetën tonë dhe punën që bëjmë, për t’i bërë të gjithë kombet të njohin dashurinë Tënde në krishtin. Në emër të Jezusit ne lutemi sipas shkrimit. Amen.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth David Platt

David Platt shërben si pastor në kishën McLean Bible Church në Washington, D.C. Ai është themeluesi i shërbesës ‘Radikal’. Ai është autori i disa librave, përfshirë, Radikal, Radikal së bashku, Më ndiq, Diçka duhet të ndryshojë.


Free!

REGJISTROHUNI