Si të ridrejtoheni kur keni dalë nga rruga e duhur?

Hapat e njeriut i drejton Zoti, kur atij i pëlqejnë rrugët e tij. Por kur njeriu rrëzohet, nuk shtrihet për tokë, sepse Zoti e mban për dore.- Psalmi 37:23-24

A keni qenë ndonjëherë në makinë diku dhe keni marrë kthesën e gabuar? Ose ndoshta do merrnit  transportin publik dhe, të zhytur thellë në mendime, hipët në autobusin ose trenin e gabuar. Është një ndjesi e tmerrshme, pasi kupton se po largohesh gjithnjë e më shumë nga vendi ku me të vërtetë doje të shkoje!

Ajo që duhet të bëni, është të ridrejtoheni në drejtimin e duhur! Ndaloni aty ku jeni pavarësisht se çfarë drejtimi keni marrë, shqyrtoni vendin dhe gjeni një mënyrë se si të ktheheni për të shkruar atje ku dëshironit. Herë pas here, marrja e një kthese të gabuar ose një vendimi të gabuar – pengesa – na ndodh të gjithëve edhe shpirtërisht.

Lajmi i mirë – ose jo, më mirë lajmi i madh – është se Perëndia e di se do të na duhet të ndryshojmë rrugën. Bibla na krahason me delet, duke thënë: “Të gjithë ne si dele kemi humbur rrugën” (Isaia 53:6). Kur je ndjekës i Jezusit dhe e gjen veten jashtë kursit, Jezusi vazhdon të të mbajë fort për dore. “Edhe sikur të rrëzohemi,” thotë Psalmi 37, “nuk do të shtrihemi përtokë, sepse Zoti na mban për dore” (Psalmi 37:24). Ai do të na falë dhe do të na ndryshojë rrugën, kur ne t’i nënshtrohemi udhëheqjes së Tij.

A ndiheni të dekurajuar pasi hasni një pengesë? Rivendosuni, pikërisht tani! Ja se si mund të lutemi së bashku:

“Zot, ti je mbështetja dhe drita jonë. Ti je këtu për ne, duke udhëhequr hapat tanë. Na ndihmoni t’i besojmë drejtimit tuaj, duke hequr dorë nga kontrolli i jetës sonë në mënyrë që të na drejtosh Ti. Në emër të Jezusit lutemi. Amen.”

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Bonnie Sala

Bonnie Sala është presidente e shërbesës Guidelines. Ajo është autore e meditimeve Fillo nga e Para, meditime të cilat frymëzohen nga mëngjeset e saj të hershme kur kalon kohën personale me Jezusin dhe Fjalën e Tij. Ky program transmetohet në radiot në Amerikë por edhe në Filipine, Singapor dhe Afrikë. Ajo është një folëse ndërkombtare në konferenca të ndryshme.


Free!

REGJISTROHUNI