Në këtë është dashuria: jo se ne e kemi dashur Perëndinë, por që ai na ka dashur ne dhe dërgoi Birin e tij për shlyerjen e mëkateve tona. 1 e Gjonit 4:10

“Një Perëndi i pafundmë mund t’i japë gjithsecilit prej fëmijëve të Tij gjithçka nga vetja e Tij, “ kështu shkroi A. W. Tozer, duke vazhduar, “ Ai nuk e shpërndan veten e Tij duke i dhënë gjithsecilit nga një pjesë, por çdonjërit prej tyre Ai i jep gjithçka nga vetja  e Tij, aq shumë sikur të mos kishte asnjë tjetër.” Tozer po perifrazon diçka që Augustini e ka shkruar në shekullin e 6, kur ai tha se Perëndia e do secilin prej nesh, sikur të ishte i vetmi mbi tokë. A e beson këtë?  Është ngushëlluese dhe inkurajuese që të besosh këtë, por a është e vërtetë? Dashuria e një nëne, është ajo lloj dashurie që i përafrohet më shumë dashurisë së Zotit, këtu në tokë, ndaj historia e vërtetë që do të tregoj mund të të ndihmojë që të largosh skepticizmin,  pikëpyetjet e tua nëse vlen apo jo me të  vërtetë në sytë e Zotit, e dyshimet nëse je i rëndësishëm mjaftueshëm për Të saqë Ai të dëgjojë thirrjet e tua, të shohë lotët e tu dhe të ndjejë dhembjen tënde.

Një psikolog ishte duke folur me një nënë të re dhe e pyeti atë, “ Cilin nga tre fëmijët e tu do më shumë?” Ajo u përgjigj menjëherë, “I dua të tre fëmijët e mi njësoj.” Ai e pa atë më dyshim dhe filloi të refuzonte atë që ajo kishte thënë.  “ T’i lëmë këto tani!” tha ai, “Është  psikologjikisht e pamundur  për gjithsecilin nga ne, që të ketë tërësisht të njëjtat ndjenja për tre qenie njerëzore njëkohësisht. “  Duke qenë se ai u përball aq ashpër me të, gruaja u ndje e lënduar dhe filloi të qajë. Duke u përpjekur që të fliste ajo tha, “ Në rregull, unë nuk  i dua njësoj të tre fëmijët e mi.  Kur njëri nga tre fëmijët e mi  është i sëmurë, unë dua atë më shumë. Kur një nga të tre fëmijët e mi është në dhimbje, apo ka humbur unë dua atë fëmijë më shumë. Kur një nga fëmijët e mi është konfuz, unë dua atë më shumë. Dhe kur një nga fëmijët e mi është keq- nuk dua të them se është duke u treguar i prapë, dua të them që ndihet vërtet keq-unë dua atë fëmijë më shumë”   Më pas ajo përfundoi duke thënë “ Duke bërë  përjashtimet e rasteve të tilla, unë i dua të tre fëmijët e mi njësoj.” ( James Hewett, Ilustrime Pakufi, Tyndale, Wheaton, IL, 1988,p.251).

Dashuria e një nëne shpjegon sesi dashuria e Zotit dhe dhembshuria, janë tërësisht të fokusuara mbi ty kur ti ke nevojë për ndihmën e Tij. Tozer kishte të drejtë. Zoti nuk e fut në një kuti e as nuk e ndan dashurinë e Tij, e as nuk na do më shumë  kur ne tregohemi  të këndshëm me të tjerët dhe bëjmë gjëra të mira; përkundrazi Ai na do neve më shumë kur ndihemi të mënjanuar, apo kur nevojat tona janë më të shumta.  Nëse ende e vë në dyshim këtë,  mendo pak për marrëdhëniet që krijonte Jezusi me ata që kishin zemra të trazuara dje që ishin njerëz të lënduar. Do të shohësh se një nga bisedat më të gjata që Jezusi ka pasur ndonjëherë me ndokënd është me një grua, morali i së cilës kishte probleme, ajo po jetonte me një burrë me të cilin nuk ishte as e  martuar.  Me sa duket, sa më shumë që njerëzit të ishin larguar nga rruga e drejtë, aq më i madh ishte fokusi dhe përqendrimi i Jezusit mbi jetët e tyre.

Shumë njerëz- ndoshta, edhe ti, – kalojnë nëpër një shkretëtire  apo një labirint të mbushur me dyshime, derisa arrijnë që të lidhen me Zotin e dashur që dërgoi Birin e Tij për ta.  Në fillim, ata thjesht dinë se Ai është diku atje. Pastaj pyesin veten nëse Perëndia i ngjan një polici që shënon si veprat e mira ashtu edhe ato të këqija. Pastaj ata përpiqen të besojnë, por  vazhdojnë pengohen mbi gabimet e tyre, e mendojnë, “ Unë nuk jam i mirë sa duhet!”

Pastaj ata dëshirojnë që Zoti të jetë aty për ta, njësoj si një rrjetë sigurie e cila të mban nëse bie, por ata janë akoma duke e drejtuar vetë jetën e tyre. Më në fund, ata dëgjojnë zërin e Birit të Perëndisë që thotë, “ Më ndiqni” dhe kuptojnë se duhet që rrugën e tyre ta drejtojë Jezus Krishti; e ky është momenti kur ata kërkojnë që të jetë Perëndia pilot bashkë me ta dhe përqafojnë Birin e Tij si Zot  , duke e vendosur Perëndinë të parin në gjërat që  bëjnë.

Ai të do pa asnjë kusht. Tani duaje edhe ti  Atë në të njëjtën mënyrë . Mbaj mend pyetjen që Jezusi i bëri Pjetrit “ A më do ti mua?” Dëgjo me kujdes, e do të kuptosh se i njëjti zë po të bën të njëjtën pyetje. Ai është duke pritur për përgjigjen tënde. Nëse ti e do Atë, ndiqe.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr. Harold J. Sala

Folësi, autori dhe mësuesi i Biblës Dr. Sala, ka themeluar Guidelines në vitin 1963. Programi i tij i përditshëm Koment për jetën, dëgjohet në mbarë botën në gjuhë të ndryshme. Sala është autori i 60 librave në 19 gjuhë të ndryshme. Ai flet dhe mëson shpesh në konferenca dhe seminare në kishat në mbarë botën.


Free!

REGJISTROHUNI