Të mëdha janë shpërblimet për ata që vazhdimisht tregojnë mirënjohje ndaj Perëndisë.
Kolosianëve 2:6-7
Parashtrimi i kërkesave tona tek Zoti me anë të lutjes është vetëm një aspekt i komunikimit tonë me Të. Një pjesë tjetër e lutjes – e cila shpesh neglizhohet – është falënderimi (Filipianëve 4:6).
Ati dëshiron që jeta e fëmijëve të Tij të karakterizohet nga mirënjohja. Fjala e Tij na thotë se një qëndrim mirënjohës duhet të jetë i dukshëm në adhurim (Psalmi 95:2-7; Kolosianëve 3:16), dhënien (2 Korintasve 9:12), marrëdhëniet (Filipianëve 1:1-3) dhe mënyrën se si i qasemi betejave shpirtërore (1 Korintasve 15:55-57). Me fjalë të tjera, mirënjohja duhet të karakterizojë gjithçka që bëjmë (Romakëve 14:6).
Në Shkrimet e Shenjta, Zoti në fakt na urdhëron që të jemi mirënjohës, sepse Ai e di se të qenit mirënjohës ndikon qëndrimin e zemrës sonë. Shprehja e mirënjohjes ndaj Zotit na ndihmon të. . .
Jemi të vetëdijshëm për praninë e Tij.
Përqendrohemi tek Jezus Krishti dhe ul krenarinë tonë.
Kërkojmë qëllimin e Tij në situata sfiduese.
Kujtojmë mirësinë e Tij.
Kemi varësi ndaj Tij vazhdimisht.
Zëvendësojmë ankthin me paqe dhe gëzim.
Kur mbajmë një qëndrim falënderimi si në stinët e lumtura ashtu dhe në ato të vështira, jeta jonë do të ketë një qëllim dhe do të jetë e përmbushur. Por më e rëndësishmja, Perëndia do të përlëvdohet. Kërkojini Atij të sjellë bekime në mendje që të mund të thoni “Faleminderit”.