Lajmi Fundit
prev next

A të kërkojnë njerëzit vazhdimisht këshilla? A të mungon ndonjëherë besimi se këshilla që po u jep është më e mira e mundshme? Si mund të jesh i përgatitur kur Perëndia të udhëzon për të ndihmuar dikë që është në nevojë?

Kurrë mos shko kundër Fjalës së Perëndisë, edhe nëse kjo nënkupton të mos pranohesh nga të tjerët. Pavarësisht asaj që thotë bota se është e drejta, ti nuk ke për të gabuar kurrë nëse i qëndron besnik Fjalës së Perëndisë.

 

Lum njeriu që nuk ecën sipas këshillës të të pabesëve, që nuk ndalet në rrugën e mëkatarëve dhe nuk ulet bashkë me tallësit. Por që gjen kënaqësinë e tij në ligjin e Zotit, dhe që mendon thellë ditë e natë mbi ligjin e tij.” (Psalmi 1:1-2)

Që foshnja e deri sa rritemi, nevojat tona janë forca shtytëse prapa qëndrimeve dhe veprimeve tona. Kur jemi fëmijë, ne krijojmë modele sjelljeje të bazuara tek ajo që ne mendojmë se ka për t’i plotësuar ato nevoja. Me kalimin e kohës, ne fillojmë të besojmë që fuqia për plotësimin e nevojave tona, gjendet përbrenda nesh. Ne supozojmë që detyra jonë është që të zbulojmë se cilat sjellje funksionojnë, e pastaj t’i vëmë nën zotërim ato sjellje. Në thelb të këtij procesi, qëndron krenaria, jetesa duke u bazuar tek burimet tona: të jetosh në mënyrë të pavarur nga Perëndia. Kjo jetesë me vetë-vullnet, është karburanti për mëkatin.

“Ai që është zemërkrenar është i neveritshëm për Zotin; edhe sikur t`i shtrëngojë dorën një tjetri për besëlidhje, nuk ka për të mbetur pa u ndëshkuar. (Fjalët e Urta 16:5)

Shtatë aspekte të mençurisë shpirtërore

  1. Zgjidhjet nuk janë të tuat. (Gjoni 14:26)
  2. Vetë-përmbushja tek e cila ti mbështetesh, duhet të zëvendësohet me përmbushjen nga Krishti. (Gjoni 15:5)
  3. Fryma e Krishtit është këshilltari yt, e Ai të bën të aftë që të këshillosh me të vërtetën. (Gjoni 16:13)
  4. Shkrimet do të ndriçojnë rrugën ndërkohë që ti ndihmon të tjerët që të dalin nga errësira. (Psalmi 119:105)
  5. Suksesi i këshillimit që ti ofron, nuk varet nga të diturit e të gjitha përgjigjeve. (Fjalët e Urta 3:5–6)
  6. Mëkati i një tjetri, nuk duhet të ballafaqohet kurrë me një frymë ndëshkuese. (1 Pjetrit 3:15–16)
  7. Sekreti i fitores mbi mëkatin është mbështetja tek fuqia e pranisë brendabanuese të Krishtit. (Filipianëve 4:13)
Zbulimi i një sekreti . . .
Ia vlen të përpiqesh…

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>