Ndryshime të mëdha? – Bibla vjen në ndihmë

Jeta është interesante, apo jo? Ne kalojmë nëpër faza të ndryshme në jetën tonë, e duket se gjithçka ndryshon sa hap e mbyll sytë. Ndryshime të mëdha ka në çdo moshë, në çdo kohë, në çdo stinë të jetës sonë, atëherë kur ne më pak e presim.

Çdo fazë e jetës sonë mund të ketë situata stresuese. Edhe ndryshimet e mira dhe emocionuese mund të shkaktojnë stres dhe madje edhe frikë. Këto ndryshime të mëdha të jetës bëjnë që ne të largohemi nga ajo çfarë kemi njohur në të shkuarën tonë dhe kjo na bën që të shqetësohemi për të ardhmen. Shqetësimi ynë ose mund të na largojë, ose të na sjellë më afër me Atë që na krijoi  dhe që na njeh neve më mirë se gjithkush tjetër.

Plani i Zotit për jetët tona

Mbasi kalojnë shumë vite në besim, mendojmë se kemi kaluar mjaft situata dhe se dimë të përballemi ashtu siç duhet me to.  Patjetër që kur jemi përballur me  disa gjëra të vështira ne mendojmë se është më e thjeshtë për ne të merremi me ndryshime të mëdha. Por ne e shohim të ardhmen me sytë tanë. Megjithatë Perëndia ka plane të tjera. Mos harroni të siguroheni se po pyesni Perëndinë përpara se të ndërrmerni hapa.  Ne mund të kalojmë përmes disa fazave në jetën tonë për atë që po ndodh, kjo  do të thotë se mund të përjetojmë mohim,  zemërim dhe frikë. Por duhet të mësojmë të pranojmë planin e Perëndisë për jetën tonë.

Ndryshime të mëdha – Lër gjithçka në dorë të Zotit.

Shumë shpesh, frika është armiku ynë kryesor. Në kokën tonë mund të buçasin zëra që na thonë: “Nuk ka asnjë mundësi që kjo të shkojë mirë, as që mund ta përballosh një sëmundje të tillë.” Por në momentin, që ne ja besojmë jetën tonë Perëndisë përditë, do të kemi aftësinë që të mos ndihemi të mbytur, por fitimtarë. Ne duhet t’i japim të gjithë shqetësimet tona Perëndisë. Gjithashtu duhet të kuptojmë që ne nuk mund t’i mbajmë ato,  por Perëndia mundet.

Tek Mateu 11:28-29 na thuhet: Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t`ju jap çlodhje. Merrni mbi vete zgjedhën time dhe mësoni nga unë, sepse unë jam zemërbutë dhe i përulur nga zemra; dhe ju do të gjeni prehje për shpirtrat tuaj.

Kur e kupton mirë këtë varg, jo vetëm që ndjen çlirim dhe rehati, por kupton se Ati është duke të drejtuar, duke të ndihmuar që të marrësh vendime të mëdha me një mendje të qartë dhe duke të dhënë lehtësi në gjërat që ndërmerr të bësh. Ne mund të lodhemi sërish, por kur të ndihemi të lodhur le të kujtojmë vargun tek Ligji i Përtërirë:

Përveç kësaj Zoti vetë ecën para teje; ai do të jetë me ty; nuk do të të lërë dhe s`ka për të të braktisur; mos u tremb dhe mos u tmerro.”  Ligji i Përtërirë 31:8

Gjithashtu mund të inkurajohesh e të pushosh në premtimin që jepet në këto vargje të mrekullueshme. Po ashtu mund të kuptosh ndikimin e çdo fjale të Shkrimit.  Një tjetër varg që mund të të ndihmojë të inkurajohesh në kohë të vështira vjen nga Filipianët  4:6:

“Mos u shqetësoni për asgjë, por, në çdo gjë, ia parashtroni kërkesat tuaja Perëndisë me anë lutjesh dhe përgjërimesh, me falënderim.”

A thuhet vërtet në çdo gjë? Po, në çdo gjë. Le t’i flasim Zotit disa herë gjatë ditës. Ndonjëherë është aq e thjeshtë, mjafton të thuash “ Më ndihmo!”. Ai na do mjaftueshëm për të qenë pranë nesh dhe dëshiron që ne të pushojmë në dashurinë e Tij.  Tek Hebrenjtë 4:16 thuhet :

“Le t`i afrohemi, pra, me guxim fronit të hirit, që të marrim mëshirë e të gjejmë hir, për të pasur ndihmë në kohë nevoje”

Faleminderit Perëndi, për Fjalët e Tua të gjalla dhe të  mrekullueshme!

A po kalon një ndryshim të madh në jetën tënde? Gjej prehje në këto katër vargje që kemi përmendur më sipër dhe lëre që Perëndia të të drejtojë. Ai është udhëheqësi dhe ngushëlluesi gjatë hapave që ne bëjmë në këtë udhëtim. Mbaj mend gjithmonë të vendosësh besimin tek Ai që të do më shumë se të gjithë.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI