Andropauza, simptomat, shkaqet dhe trajtimi

Me kalimin e viteve tek femrat dhe meshkujt shfaqen disa probleme shëndetësore që kanë lidhje me uljen e nivelit të hormoneve seksuale. Ky është një proces natyral dhe jo sëmundje. Tek femrat këto probleme lidhen me menopauzën, ndërsa tek meshkujt me andropauzën. Në një intervistë për TV7 Albania,  Evin Dani., mjek endokrinolog, shpjegon sesi shfaqet andropauza, çfarë shenjash shfaq dhe si trajtohet.

 “Me kalimin e moshës, qoftë te femrat apo te meshkujt, shfaqin ndryshime hormonale, të cilat lidhen me faktorin moshë. Për pasojë shfaqen një sërë sindromash, ndër të cilat është dhe andropauza, ose më saktë shpërthimi i hipogonadizmit të vonshëm (hypogonadizëm kemi kur nivelet e testosteronit janë të ulëta).Andropauza është një koncept i ri në botë. Adropauza nënkupton ndalimin e procesit fiziologjik të testosteronit. Testoseroni ky hormone kaq i rëndësishëm për aktivitetin jetësor të njeriut, veçanërisht të mashkullit është një hormone që jo vetëm i jep karakteristikat mashkullore mashkullit por ndërhyn edhe në zhvillimin e organizmit jetësor në tërësi. Mungesa e testosteronit sjell një sërë patologjish, ankesash dhe shenjash klinike”, thotë mjeku. Sipas ekspertit të shëndetësisë në fushën e endokrinologjisë, niveli i testosteronit nis të ulët duke nisur nga mosha 45 vjeç.

“Në moshën 45-50 vjec, niveli  i testosteronit fillon të ulet. Niveli testosteronit përgjegjës për zhvillimin seksual tek meshkujt, hormoni kryesor për ereksionin por edhe për patologji të tjera  për zhvillimin tjetër të organizmit, fillon tregon disa shenja. Një  mashkull mund të ketë anemi për arsye të mungesës së testosteronit.Ky hormone hyn në proceset e metabolizmit të kockave, në proceset mentale  etj”.

Për mjekun e ftuar në TV7 Albania,  në moshën 60 vjeçare gati 30-40% e meshkujve  e vuajnë adropauzën.

“Mosha e tretë e vuan më shumë këtë moment. Shkenca ka vërtetuar që meshkujt  e parë që vuajnë nga hipogonadizmi fillon në moshën 50 vjec. Por ka disa autorë që kapur raste edhe në moshë 45 vjeç. Me rritjen e moshës rritet edhe mundësia që këra meshkutj të kalojnë në kët moment. Të gjithë meshkujt preken. Nëse themi që në moshën 60 vjeç, gati 30-40% e meshkujve  do të vuajnë momente të andropauzës, në moshën mbi 70 vjeç kjo përqindje shkon në 70-80 %.Pra, është një proces që ndodh siç ndodh ajo që quhet plakja(ulja e aftësisë fiziologike të shumë organeve) ashtu nis ulet dhe kjo. Është një moshë që dalin probleme të shumta sidomos me diabetin. Shfaqja e diabeti ka lidhje me nivelin e testoseronit. Nistë daë hipertensioni, veshka, mëlçia etj. Nëse kemi ulje të noivelit të testosteronit, pacientet do të kenë shenja. Shumë nga këtro shenja, janë paksa si të fshehta. një nga shenjat është disfunksioni rektiv, njerëzit mbi 50 vjeç nisin shenjat. Këta meshkuj bëhen më të ftohtë, më indiferentë ndaj partnerës (në raport seksual).  Shenja të tjera janë këputja e lodhja. Ka meshkuj që bëhën me nervozë, më të terhequr, pak më depressive. Këta pacientë kanë anemi.Një tjetër shenjë është osteoporoza. Nëse themi që adropauza është një patologji që ka shumë simptoma, e mira është që të kërkohet ndihmë tek mjeku apo familja. Këta meshkuj por ashtu nisin të marrin një farë peshe, kryesisht peshë dhjamore. Bëhën më të përgjumur gjatë ditës dhe u del gjumi herët në mëngjës”, thekson ndër të tjera mjeku Dani.

Lidhur me mjekimin, mjeku referon mjekimin me kokrra, pomadë ose injeksion. Në rastet e injeksionit, këto zbatohen një herë në tre muaj dhe kanë veprim të zgjatur. Mund të ndodhë po ashtu, që pacienti të ketë nevojë të mjekohet për tërë jetën, për të shmangur patologji të ndryshme, ndër të cilat u përmendët edhe më sipër.

Për të ndjekur intervistën e plotë, mund të klikoni në linkun e bashkangjjitur:

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI