Këndoni një këngë të re

Zbulesa 5:9 thotë: “Dhe këndonin një këngë të re duke thënë: «I denjë je të marrësh librin dhe të hapësh vulat e tij, sepse ti u there, dhe nëpërmjet gjakut tënd na bleve për Perëndinë prej çdo fisi, gjuhe, populli dhe kombi.”

Ky përshkrim te Zbulesa, kapitulli 5, e kalon kapitullin 4 në një nivel krejtësisht ndryshe sepse Jezusi është përshkruar rreth fronit dhe Ai është duke përmbushur të gjitha qëllimet e Perëndisë për krijimin. Jezusi përshkruhet si një luan dhe si një qengj që shkon te froni, merr librin që përmban planin e pashpalosur të Perëndisë për shpengim dhe fillon ta hapë atë.

Krishti i ka blerë njerëzit nga çdo fis me gjakun e Tij dhe prandaj ne këndojmë një këngë të re. Kjo është ajo që thuhet në pjesën tjetër të librit të Zbulesës dhe flitet për një këngë të re. Është një këngë e re në qiell dhe gjithçka rrotullohet rreth Jezusit si i Denjë për të marrë këtë libër dhe për të përmbushur qëllimet e Perëndisë në histori sepse Ai u ther, sepse me anë të gjakut të Tij Ai shpengoi njerëzit për Perëndinë. Kjo do të thotë se i bleu njerëzit për Perëndinë. Ai na ka blerë me gjakun e Tij. Ky është përshkrimi i mëkatit tim dhe tuajit që na ndan nga Perëndia. Bibla thotë se ne jemi skllevër të mëkatit, të vdekur në mëkatin tonë, nën kontrollin e mëkatit dhe ligësisë, nën kontrollin e djallit. Por Jezusi e ka paguar çmimin për të na bërë të lirë nga mëkati, për të na bërë të lirë nga dënimi i mëkatit, nga vdekja e përjetshme. Ai na ka blerë për Perëndinë. Ai e ka bërë të mundur shpëtimin që ne të mund të shijojmë Perëndinë, që ne të mund të restaurohemi me Perëndinë për të gjithë përjetësinë.

Ja pse ne i bashkohemi kësaj kënge: “I denjë je Ti që ta marrësh librin. Sepse Ti u there. Ti na bleve për Perëndinë.”. Më pas thotë: “prej çdo fisi, gjuhe, populli dhe kombi”. Jezusi erdhi që të vdiste në kryq, jo thjesht për mua apo për ju. Ai erdhi që të vdiste në kryq për njerëzit nga çdo fis, gjuhë, popull dhe komb. Ai erdhi që të gjithë njerëzit në botë ta njohin Atë, të gjitha grupet etnike në botë, çdo fis, çdo gjuhë, çdo popull, çdo komb. Ai vdiq për të gjithë ata, që të gjithë të mund ta njohin hirin e Tij, shpengimin e Tij, çlirimin e Tij.

Ne shohim në botën përreth sot dhe kuptojmë që ka ende grupe njerëzisht, ka ende fise që nuk e kanë dëgjuar ungjillin. Unë isha në Brazil së fundmi dhe kisha afër një fis që ende nuk ka kontakt me botën e jashtme dhe si rezultat nuk e ka dëgjuar ungjillin. Jezusi vdiq për të çliruar njerëzit e atij fisi për Perëndinë. Në mendje kam fisin Ahar në Indinë Veriore. Ky është një fis me një milionë e gjysmë njerëz dhe askush prej tyre nuk është ndjekës i Krishtit. Është thuajse i pafituar për ungjillin. Nga Zbulesa, kapitulli 5 dhe vargu 9 ne e dimë që Jezusi vdiq për të blerë dhe për të çliruar njerëzit nga Ahari i Indisë, njerëzit nga Amazona e Brazilit.

Prandaj, Perëndi, ne të falënderojmë. Jezus, të falënderojmë që na shpëtove nga mëkatet tona. Bashkë me engjëjt ne themi se Ti je i denjë ta marrësh librin dhe të hapësh vulat. Zoti Jezus, ne të adhurojmë që ti u there dhe me anë të gjakut Tënd na çlirove. Ti na bleve. Të falënderojmë që pagove çmimin për mëkatin tim dhe për mëkatet tona. të falënderojmë për gjakun Tënd që mbulon mëkatin tonë, që na pajton me Perëndinë, që na jep një shpresë kur lexojmë librin e Zbulesës, një shpresë për jetën e përjetshme.

E gjithë lavdia është për emrin Tënd, Jezus. Ti je qengj edhe luan dhe na shpëton nga mëkatet tona. Ne lutemi që ky shpëtim, që gjaku shpengues i Jezusit të bëhet i njohur te të gjithë njerëzit e botës, te çdo fis, popull dhe komb. Ne lutemi për Aharin në Indi. Perëndi, bëj që Ahari të njohë dashurinë Tënde në Krishtin. Perëndi, ne lutemi për njerëzit e izoluar në Amazonë. Ne lutemi që Ti do të bësh që hiri Yt, lavdia Jote, lajmi i mirë i asaj që Krishti ka bërë në kryq të bëhet i njohur midis tyre. Perëndi, ne lutemi për përhapjen e ungjillit te 6 mijë grupet e izoluara.

Perëndi, ne lutemi që Ti ta bësh këtë. Lutemi që Ti t’i përdorësh jetët tona për ta bërë këtë gjë që të ndodhë. Përdori burimet tona dhe të dhënit tonë që kjo të ndodhë. Përdori ata që kisha dërgon. Perëndi, ne lutemi që Ti të na ndihmosh. Na ndihmo që të mos ulemi dhe të shijojmë shpëtimin që Ti na ke dhënë ndërsa injorojmë popujt, fiset, gjuhët dhe kombet që ende nuk e kanë dëgjuar lajmin e mirë. Perëndi, ne lutemi që të mos jetë kështu për jetët dhe kishat tona. Perëndi, ne lutemi në dritën e lavdisë së Krishtit te Zbulesa, kapitulli 5, vargu 9. Na përdor për ta bërë të njohur ungjillin dhe lavdinë Tënde në çdo skaj të tokës. Ne lutemi për këtë në emrin e Jezusit. Amen.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI