Nga:

Lutje jetë- ndryshuese!

Pavarësisht nëse jeni besimtar apo jo, lutuni për rritjen shpirtërore dhe  njohjen e vullnetit të Perëndisë.

Kolosianëve 1:9-14

Lutja në pasazhi e sotëm është një model i fuqishëm për çdo besimtar. Teksti na mëson se si të luteni për të tjerët – dhe ndërkohë që lutemi për ta do ta gjejmë veten të ndryshuar gjatë këtij proçesi. Në vargjet 9-10 të kësaj letre, Pali dhe Timoteu shpjegojnë se janë lutur që besimtarët në Kolose të …

Mbushen me njohurinë e vullnetit të Perëndisë. Një nga hapat kryesorë drejt njohjes së vullnetit të Perëndisë është njohja e Fjalës së Tij, e cila ofron udhëzime në çdo situatë të mundshme. Kur lutemi në këtë mënyrë, po i kërkojmë Perëndisë që të na i bëjë të qartë vullnetin e Tij të përsosur dhe të saktë për çdo vendim që na duhet të marrim.

Ecin në mënyrë të denjë për Zotin. Kjo do të thotë të jetosh një jetë që pot ë pregatit  për përjetësinë. Çfarëdo që kemi bërë në Frymë – të cilën Shkrimi e krahason me arin, argjendin dhe gurët e çmuar të rafinuar – vlen më shumë se hiri i “drurit, sanës ose kashtës” i prodhuar nga interesat e kësaj bote (1 Korintasve 3:10-15).

Japin fryt në çdo vepër të mirë. Kur Jezu Krishti është qendra e jetës sonë, atëherë karakteri, sjellja dhe e folura  jonë duhet të japin fryte për mbretërinë e Tij.

Me këto fjalë  mund të luteni për këdo, pavarësisht nëse personi që po luteni e njeh apo nuk e njeh  Zotin. Dhe duke u lutur në këtë mënyrë  për të tjerët, do të dëshirojmë të njëjtën lloj rritjeje edhe për veten tonë.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Free!

REGJISTROHUNI