Por farisenjtë dhe mësuesit e ligjit e refuzuan planin e Perëndisë për ta dhe nuk u pagëzuan. Luka 7:10
Një nga gjërat më të mira të Fjalës së Perëndisë është se ajo na tregon të metat e njerëzve dhe se si Perëndia merret me ta. Për shembull, Sauli. Ishte më i gjati dhe më i pashmi në Izrael, Bibla thotë se Perëndia e thirri atë të bëhej mbreti i parë i Izraelit. (1 Samuelit 10:9)
Erdhi dita e kurorëzimit, por në momentin final, Sauli nuk gjendej askund! Ndaj populli e pyeti Zotin: “Ku është ai?” Dhe Perëndia u tha: “Ai është i fshehur mes bagazheve”. Atje, i strukur në tokë pas çantave pa fund, ishte fshehur njeriu më i pashëm dhe i gjatë i Izraelit: i zgjedhur nga Perëndia për tu bërë mbret. Dhe fshihej mes bagazheve.
Edhe ne të gjithë kemi qenë atje. A jeni duke u fshehur? A po shmangeni të bëni diçka të pakëndshme—qoftë e madhe apo e vogël, që Perëndia të ka thirrur ta bësh? Mbase është t’i japësh një të pastrehi nje vakt ushqimi, të kujdesesh për fëmijën e një nëne beqare apo të falësh dikë që të ka lënduar. A po fshiheni nga qëllimi i Perëndisë midis bagazheve të jetës suaj? Edhe pasi kemi miqësi me Zotin, mund të përjetojmë frikë, dyshim, por kjo nuk e ndal Perëndinë të na përdorë.
Mjaft u fshehët dhe thuajini “po” planit të Tij të përsosur për jetën tuaj!