Nga:

Kur dyshimi ngrihet!

Dyshimi mund të na tundojë t’i vëmë gjërat në pikpyetje, por dashuria dhe falja e Perëndisë janë siguri për ne.

Eksodi 4:1-13

Shumica e besimtarëve përjetojnë ndjenja dyshimi në një moment apo në një tjetër, dhe  kjo ndikon në aftësinë e tyre për të marrë urtësinë e Zotit. Të dyshosh Perëndinë do të thotë të mos i besosh Atij plotësisht—dhe besimi është mënyra se si Zoti “do t’i drejtojë shtigjet e tua” (Fjalët e Urta 3:5-6).  Nuk do të mundeni të shihni urtësinë e Perëndisë nëse e keni  të besoni të vërtetat e mëposhtme:

  • Zoti të do gjatë gjithë kohës. Kur jemi “të mirë”, shumica prej nesh besojnë se Perëndia na do – por kur nuk bindemi? Duhet të kujtojmë se Zoti nuk është si ne. Dashuria e tij është e rrënjosur në natyrën e Tij dhe Ai ka zgjedhur ta derdhë atë mbi ne (2 Thesalonikasve 2:13). Kjo është arsyeja pse dashuria e Tij nuk luhatet nga sjellja jonë.
  • Zoti të ka falur në mosbindjen tënde. Edhe pse ndonjëherë nuk ndihemi të falur, Perëndia premton të na falë kur rrëfejmë mëkatet tona (1 Gjonit 1:9). Emocionet nuk e përcaktojnë të vërtetën; Fjala e Perëndisë po.
  • Zoti të ka thirrur t’i shërbesh Atij. Kur dyshojmë për këtë, ne do të justifikojmë pse nuk mund të bindemi, ashtu siç bëri Moisiu (Eksodi 4:10). Por Perëndia premton të na pajisë me gjithçka që na nevojitet (Filipianëve 4:19) për të bërë punën që Ai ka zgjedhur për ne (Efesianëve 2:10).

A hasni vështirësi të besoni ndonjë nga këto të vërteta? Atëherë shkoni para Zotit  dhe rrëfejini gjendjen e zemrës suaj dhe kërkoni urtësinë e Tij sot.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Free!

REGJISTROHUNI