
Efesianëve 4:31 thotë: “Le të flaket larg jush çdo hidhërim, zemërim, inat, trazirë dhe shpifje me çdo ligësi.”
Kështu, si e bëjmë këtë? Së pari, identifikoni burimin e zemërimit. Ka katër burime kryesore: lëndimi, padrejtësia, frika, irritimi. Pasi identifikoni burimin e zemërimit, flisni me Perëndinë për zemërimin tuaj, në lutje. Tregojini Perëndisë se për çfarë jeni zemëruar. Pasi të jeni lutur, faleni personin që ju ka lënduar.
Dorëzojeni lëndimin dhe personin që ju ka lënduar, në duart e Perëndisë, duke besuar se Ai do të merret siç duhet, me atë situatë.
