A do guxonit të ishit ndryshe?

Por Danieli vendosi në zemër të tij të mos e ndotë veten me ushqimet e shijshme të mbretit dhe me verën që pinte ai vetë; dhe i kërkoi kreut të eunukëve ta lejonte që të mos ndotej. – Danieli  1:8

Nëse ecni në rrugët e ndonjë qyteti të madh do të shihni të njejtin stil veshjeje, do të dëgjoni të njëjtën muzikë e do të shikoni njerëz me telefona në duar që lundrojnë në po të njëjta rrjete  sociale  facebook, instagram  apo tik – tok.  Për kohën kur jetoi Jezusi , ai ishte ndryshe nga të tjerët.  Nuk zbatoi asnje traditë apo zakon që ishte në kundërshtim me  Fjalën e Perëndisë. Ishte i vetëm , ndryshe nga të tjerët dhe kjo jo për shkak të veshjes së Tij.  Në fakt, nuk ka asnjë provë që tregon se veshja apo stili i flokëve e bënin Atë të ishte sadopak ndryshe nga bashkëmoshatarët e Tij. Por ishte jeta e Tij, ndershmëria me të cilën jetonte, dhe fryma që jetonte në të.

Ku e gjeti Krishti guximin dhe forcën për të qënë ndryshe nga të tjerët dhe të përballej me kritika të panumërta? Forca e tij vinte nga lart. Ai qëndronte vazhdimisht në kontakt me Atin e Tij në qiell. Nëse akoma shqetësohemi si të shkojmë mirë me shoqërinë  apo si të përshtatemi me të, nuk jemi duke ndjekur Jezusin. Ashtu si në një biletë koncerti e ndarë në copa, nuk mund  të qëndrojmë të ndarë; të jetojmë për Perëndinë dhe për të tjerët, pa kaluar kohë vetëm për vetëm me Jezusin dhe Fjalën e Tij.

 A e dini ku mund t’a gjeni forcën?

 A  po kalon kohë me Perëndinë dhe Fjalën e Tij të gjallë?

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI