Guxim i frymëzuar nga Fryma

Pas kësaj, Moisiu dhe Aaroni shkuan te Faraoni dhe i thanë: «Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: “Lëre popullin tim të shkojë, me qëllim që të kremtojë për mua një festë në shkretëtirë”».-Eksodi 5:1

Mendoni për këtë varg në dritën e pasazhit që u lutëm përgjatë episodit të fundit të programit “Lutu Sipas Fjalës”, te Eksodi 4, vargu 13, kur Perëndia i tha Moisiut: “Shko dhe foli faraonit.”. Dhe Moisiu u tha: “Dërgo dikë tjetër se unë nuk mund të flas. Unë nuk mund ta bëj këtë në asnjë mënyrë.”. Dhe tani, një kapitull më vonë, kapitulli 5, vargu 1, shohim që Moisiu dhe Aaroni shkojnë te faraoni, drejtuesi i Egjiptit, dhe i thonë: “Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: ‘Lëre popullin tim të shkojnë. Të gjithë këta mijëra e mijëra e mijëra izraelitë që janë skllevërit e tu, lëri të shkojnë që të kremtojnë për mua një festë në shkretëtirë.’”.

Ai ishte shumë guximtar. Ky guxim bie në sy për peshën që ka te Eksodi 5, vargu 1. Vendoseni veten në vendin e Moisiut dhe të Aaronit, duke shkuar te sundimtari i fuqishëm i Egjiptit për ta takuar dhe për t’i thënë: “Lëre gjithë këtë popull të shkojë.”. Çfarë deklarate!

Dhe ndërsa e lexoj këtë, mendoj për shumë gjëra në dritën e asaj që u lutëm përgjatë kapitullit 4 të Eksodit. Perëndia po bënte atë që tha se do të bënte. Perëndia po i jepte Moisiut dhe Aaronit atë që atyre u nevojitej për të folur me faraonin. Por ajo që unë dua të përcjell në jetën tuaj dhe timen bashkë është kjo: rrethanat janë shumë ndryshe në mënyra të ndryshme, por Perëndia na ka thirrur edhe ne sot që të flasim në të njëjtën mënyrë.

Veprat 1, vargu 8 na e bën të qartë se ndjekësit e Jezusit kishin fuqinë e Frymës së Shenjtë për të qenë çfarë? Për të qenë dëshmitarë, për të folur në emër të Jezusit, për të folur në emër të Perëndisë, për të thënë të njëjtën gjë: “Kështu thotë Zoti, Unë Jam-i.”. Mua dhe juve na është besuar nga Zoti që të flasim në emër të Tij. Neve na është besuar kjo gjë dhe mendoni për këtë në dritën e kapitullit 3 të Eksodit. I Madhi Unë Jam na ka besuar që t’i flasim njerëzve përreth nesh sot në emër të Tij, njerëzve në vendin ku punojmë, në vendin ku jetojmë, në vendin ku luajmë, në çfarëdo sfere që kemi ndikim. Zoti na ka besuar dhe na ka fuqizuar që të flasim në emër të Tij dhe të themi: “Kështu thotë Zoti”. Ai na besuar që të ndajmë lajmin e mirë të dashurisë së Tij për mëkatarët, për të ndarë lajmin e mirë se si njerëzit mund të shpëtohen  nga mëkati i tyre me anë të hirit të Perëndisë, përmes besimit te Jezusi, i Cili vdiq në kryq dhe u ringjall së vdekurish. Mua dhe ju na është besuar që të flasim kështu.

Perëndi, na ndihmo të jemi besnikë, të flasim Fjalën Tënde sot dhe nesër dhe ditën tjetër. Ne lutemi që të na ndihmosh të jemi dëshmitarë besnikë sipas synimit dhe sipas qëllimit Tënd. Perëndi, na ndihmo të mos qëndrojmë në heshtje me Fjalën Tënde. Kur të na besosh që të flasim në emrin Tënd, Zot, na ndihmo të flasim. Dhe lutemi për mundësi në jetët e secilit nga ne. Unë lutem për jetën time dhe për jetët e çdo personi që po na dëgjon tani, që të njeh Ty, Jezus, që është mbushur me Frymën Tënde të Shenjtë. Ne lutemi për mundësi që të ndajmë ungjillin sot. Dhe Perëndi, ne lutemi për guxim për të folur në emrin Tënd në të gjitha këto mundësi.

Perëndi, na ndihmo që të mos i jetojmë ditët, javës, muajt dhe vitet pa u folur të tjerëve për lajmin e mirë të hirit Tënd sepse Ti na ke thirrur që t’u flasim atyre. Perëndi, na ndihmo të jemi aktivë në ndarjen e besimit tonë dhe të ungjillit, të lajmit të mirë të dashurisë Tënde.

Perëndi, ne lutemi për dëshmitarët që kemi pranë. Ne lutemi që të dëshmojmë nëpër botë. Lutemi për fisin radi në Indi sot ku nuk ka asnjë që të jetë ndjekës i Jezusit. Nuk ka asnjë që ta ketë rrëfyer Jezusin. Perëndi, ne lutemi që dikush të shkojë, dikush nga ne të shkojë te fisi radi në Indi dhe që Fjala Jote të flitet. Lutemi që Fjala jote të dëgjohet dhe që fisi radi të përgjigjet e ta besojë Fjalën Tënde. Perëndi, ne lutemi për ndarjen e Fjalës Sate përmes jetëve tona, përmes kishave tona. Perëndi, ne lutemi që Ti të na ndihmosh të jemi besnikë, guximtarë, të përulur, të dhembshur dhe besnikë për të folur në emrin Tënd lajmin e mirë të hirit, dashurisë dhe shpëtimit Tënd. Ne lutemi për këtë në emrin e Jezusit. Amen.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI