Kur kalojnë luginën e Bakas, e shndërrojnë atë në një vend burimesh, dhe shiu i parë e mbulon me bekime. Ata kalojnë nga një forcë te tjetra dhe në fund paraqiten para Perëndisë në Sion. – Psalmi 84 : 6 – 7
Në kohën e Biblës, ishte e zakonshme që njerëzit të shkonin në pelegrinazhe për të adhuruar në tempullin e Perëndisë. Ky udhëtim zakonisht bëhej në këmbë dhe duhet të ecnin nëpër shkretëtira, ku ishte e vështirë të gjeje ujë.
Udhëtarët e përshkruar në Psalmin 84 nuk mund të merrnin me vete ujë të mjaftueshëm për gjithë udhëtimin. Në kohën kur arritën në Luginën e Bacës (e quajtur ndryshe Lugina e Lotëve), ishin të dëshpëruar për ujë. Kjo mund të tingëllojë e ngjashme me ne sepse edhe ne ecim nëpër Luginat e Lotëve dhe shkretëtirave në udhëtimet tona shpirtërore. Kur kërkojmë ujë, duket sikur lutjet kthehen mbrapa dhe shkrimi nuk mund të depërtojë në ne. Gjërat tona të përditshme duken pa kuptim dhe ndihemi të dekurajuar.
Zoti e di këtë. Ndaj tek Isaia 41 thotë: “Të mjerët dhe të varfėrit kërkojnë ujë, por mungon; gjuha e tyre u është tharë nga etja; unë, Zoti do t`ua plotësoj dëshirën; unë, Perëndia i Izraelit, nuk do t`i braktis. Do të bëj që të dalin lumenj mbi kodrat e zhveshura dhe burime në mes të luginave; do ta bëjë shkretëtirën një liqen uji dhe tokën e thatë burim ujërash..” (Isaia 41:17-18 NLT)
Zoti na siguron se Ai është me ne edhe në shkretëtirë, apo Luginën e Lotëve. “Nuk do të të lë dhe nuk do të të braktis” (Hebrenjve 13:5). “ Dhe ja, unë jam me ju gjithë ditët, deri në mbarim të botës. ” (Mateu 28:20). Vazhdo të ecësh. Do të gjesh ujë përsëri.