Ne programin “Zgjohu Pozitiv”, ne Radio 7 ishte e ftuar Bona Miekley, Koordinatore e MOPS në Europën Mesdhetare. MOPS është një program për nënat me fëmijë parashkollorë nga mosha 0 deri në 5 vjeç, i cili synon inkurajimin pajisjen dhe mbështetjen e nënave për të kuptuar potencialin e tyre si femra, nëna,bashkëshorte dhe drejtuese.
Ajo prezantoi temën e re të grupeve të punës në MOPS, “Vendos të çohesh”, që po u vjen në ndihmë dhe po u shërben shumë nënave të reja, që janë të ngarkuara dhe kanë nevojë për çlodhje dhe inkurajim.
Miekley u shpreh se nënat jane krijuar ne menyre te mrekullueshme, kane pune per te bere dhe është viti ku duhet të çohen me ndihmën e Perëndisë si nëna.
“Nënat shpeshherë vendosin pritshmëri shumë të larta në veten e tyre. Janë pritshmëri që ato vendosin në veten e tyre dhe të tjerët vendosin mbi to. Duket sikur nënat duhet të bëjnë gjithçka dhe unë jam këtu sot për të thënë që ti nënë e dashur je nëna perfekte për fëmijët e tu, që askush tjetër nuk mund të të zvendësojë. Askush nuk është i përsosur, pror ti ke potencial që je një nënë e mrekullueshme për fëmijët e tu dhe ne së bashku mund të bëjmë një botë më të mirë. Perëndia të do dhe ti je krijuar në mënyrë të mrekullueshme për fëmijët e tu dhe familjen tënde”.