Për shkak të situatës së pandemisë, ky vit i ri shkollor ka nisur ndryshe nga herët e tjera. Procesi mësimor po zhvillohet me rregulla të reja dhe në një lidhje telefonike për programin “Zgjohu Pozitiv”, drejtoria ekzekutive e ‘Lezha Academic Center’, Klementina Shahini u shpreh se ky fillim i vitit të ri shkollor ishte jo i zakonshëm, por mësuesit dhe nxënësit kanë arritur të përshtaten mjaft mirë me rregullat e reja.
Duke qenë se kjo është një kohë sfiduese për të gjithë, Shahini kërkoi që të vazhdojmë të lutemi që Zoti të largojë panikun nga mendjet dhe zemrat e nxënësve, mësuesve dhe prindërve.
Gjithashtu sipas saj duhet ta shikojmë koronavirusin si një virus normal dhe të lutemi që mbrojtja dhe dora e Zotit të jetë mbi të gjithë.
Më tej, ajo shtoi se duhet të kërkojmë t’i bashkohen të gjithë lutjeve tona, që shkollat të mos mbyllen sivjet.
“Nuk janë kohë të thjeshta, por janë dhe shumë sfiduese, gjëja e parë që ne kërkojmë që ju të luteni është që Zoti të heqë panikun nga të gjitha mendjet dhe zemrat e mësuesve, prindërve dhe studentëve. Kryesore është që Zoti t’i ndihmojë njerëzit, jo vetëm në shkollën tonë, por gjithkund që ta shikojmë këtë si një virus normal sepse këtu është krijuar një mentalitet që nëse ti ke marrë Covid-19 ndodh ajo shmangia. Kjo është gjëja që ne lutemi që mos e shikojmë në komunitetin e shkollës sonë. Patjetër lutemi për mbrojtjen dhe dorën e Zotit mbi të gjithë mësuesit e shkollës, mbi të gjithë nxenësit dhe familjet e tyre. Lutemi dhe kërkojmë t’i bashkohen të gjithë lutjeve tona, që shkollat të mos mbyllen sivjet”.
[su_youtube_advanced url=”https://www.youtube.com/watch?v=MewVx06rUIs”]