“Thyej ciklin e varfërisë, urisë, dhe mungesës së strehës”
Rrokeri amerikan Jon Bon Jovi hap restorante ku njerëzit në nevojë mund të ushqehen falas.
Këngëtari kryesor i bandës amerikane të rrokut Bon Jovi, krijuar në vitin 1983 në New Jersey, po ndikon përtej muzikës. Jon Bon Jovi gjithashtu dëshiron të ndihmojë ata që kanë nevojë.
Me dashurinë për njerëzit dhe ushqimin, ai krijoi fondacionin “Jon Bon Jovi Soul”. Fondacioni ka si qëllim “të thyejë ciklin e varfërisë, urisë, dhe mungesës së strehimit”. Një nga projektet në restorantin e tij “Kuzhina Shpirtërore JBJ” është një restorant që ofron ushqim falas për njerëzit në nevojë.
Kuzhina Shpirtërore JBJ
Në Tetorin e vitit 2011, artisti fitues i shumë çmimeve hapi restorantin e tij të parë në zonën “Red Bank” të New Jersey. Gjashtë vite më vonë, u hap edhe Kuzhina Shpirtërore Toms River.
Nuk ka çmime në menynë e restorantit dhe të gjithë janë të mirëpritur. Klientët inkurajohen të dhurojnë 20$ që të paguajnë për ushqimet e të tjerëve. Ata të cilët kanë probleme financiare mund të hanë ushqim të ngrohtë falas. Klientët po ashtu mund të shërbejnë si vullnetarë në restorant.
Deri më tani, Kuzhina Shpirtërore ka shërbyer mbi 100,000 vakte. Ata që vijnë për një vakt të ngrohtë ulen të parët.
“Të gjithë janë të mirëpritur në tavolinën tonë (Ne shërbejmë) prodhimet e vendit, dinjiteti dhe respekti janë gjithmonë në meny,” thotë Kuzhina Shpirtërore JBJ.
Gatime të shijshme
Restoranti shërben një përzgjedhje të shijshme gatimesh dhe shumica e përbërësve vjen nga kopshti i tyre.
Më shumë se një superstar, Jon Bon Jovi është i dashur dhe ka një zemër të artë për komunitetin. Histori të tilla janë frymëzuese. Ato sjellin shpresë që mirësia e Zotit është diku në zemrat e gjithë njerëzve. Le të jetë kjo një frymëzim për këdo.
Burimi: God TV
Lexo gjithashtu: Vargje për të nisur një vit të ri