7 vargje të mrekullueshme për Vitin e Ri

Një vit tjetër po ikën dhe 2020-a thuajse erdhi! Është një vit i ri kështu që ka ardhur koha për gjëra të reja dhe emocionuese. Këto 7 vargje do t’ju ndihmojnë të filloni Vitin e Ri në një mënyrë të fuqishme.

Një vit i ri mund të jetë një mundësi për fillime të reja ose ndoshta edhe për rinovim.

Shpesh i dëgjojmë të tjerët që flasin për rezolutat e tyre. Megjithëse shumë e fillojnë vitin e ri me synime interesante në mendje, pak ecin në rrugën e duhur deri në fund të muajit të parë.

Atëherë, çfarë nevojitet që të bëjmë me të vërtetë diçka të re? Diçka të jashtëzakonshme? Diçka spektakolare dhe të mrekullueshme?

Nëse duam të shohim ndryshim të vërtetë në jetën tonë këtë vit, duhet ta fillojmë vitin me Të Vetmin që mund të krijojë diçka nga asgjëja. Ai që i bën të gjitha gjërat e reja. Dhe ky është Jezus Krishti.

Këto 7 vargje do t’ju ndihmojnë të hyni në vitin 2020 me një fokus dhe zotim të ri për një jetë të plotë në Jezu Krishtin!

Jeto në Krishtin – 2 Korintasve 5: 17

“Prandaj nëse dikush është në Krishtin, ai është një krijesë e re; gjërat e vjetra kanë shkuar; ja, të gjitha gjërat u bënë të reja!”

Ky shkrim të mbush plot me ekzaltim dhe gëzim. Shpeshherë jeta na ul poshtë dhe harrojmë se nuk jemi më skllevër të kësaj bote. Por e vjetra është larguar e reja është këtu!

Ky varg është i pari sepse këtu fillon inovacioni, të jesh në Krishtin. Përmes Tij ne mund të fillojmë një jetë të re, të frytshme dhe të bollshme.

Është e rëndësishme ta kujtojmë këtë në vitin që vjem, pa marrë parasysh se çfarë rezolutash kemi për të ndryshuar zakonet apo aktivitetin tonë fizik, gjithë mirësia, gëzimi, kënaqësia dhe plotësia rrjedhin nga një burim, burimi i vërtetë i ujit të gjallë, Jezus Krishti.

Falendero Zotin – 1 Pjetrit 1: 3

“Qoftë bekuar Perëndia edhe Ati i Zotit tonë Jezus Krisht, i cili me anë të mëshirës së tij të madhe na rilindi për një shpresë të gjallë me anë të ringjalljes së Jezus Krishtit prej së vdekurish.”

Këtë vit të ri ndërsa fillojmë ndryshimin e vërtetë të jetës, duhet të jemi të përulur dhe ta fillojmë vitin me një frymë lavdërimi.

Shumë shpesh ne jemi të shpejtë në përpjekjen për të larguar të kaluarën dhe për të lëvizur drejt vitit të ri, me shpresën se ky vit do të jetë më i mirë. Problemi me këtë mentalitet është që ne shpesh përqendrohemi shumë te dështimet dhe jo sa duhet te fitoret.

Është e rëndësishme që ne ta fillojmë vitin e ri duke e lavdëruar Zotin për të gjitha fitoret e mahnitshme që ai na ka dhënë në 2019-ën. Nëse e ke të vështirë të kujtosh fitoret,  një mënyrë e mirë për të filluar vitin është duke e lavdëruar Zotit për fitoren përfundimtare që ke marrë në Krishtin.

Një nga gjërat më të mëdha që mund të bësh me besim është lavdërimi i Zotit jo vetëm për fitoret që ke marrë në emrin e Jezusit, por edhe për të gjitha fitoret që do të marrësh në të ardhmen.

Me këtë mentalitet, ne vërtet mund të futemi në vitin 2020 të ngazëllyer dhe të gatshëm për të lavdëruar Zotin në maksimum.

Vishni njeriun e ri – Efesianëve 4: 22-24

“Që të zhvisheni, për sa i takon sjelljes së mëparshme, nga njeriu i vjetër që korruptohet me anë të lakmive të gënjeshtrës, dhe të përtëriteni në frymën e mendjes suaj dhe të visheni me njeriun e ri, të krijuar sipas Perëndisë në drejtësinë dhe shenjtërinë e së vërtetës.”

Shkrimi i parë që pamë na inkurajoi të kuptojmë se ne me të vërtetë jemi një krijim i ri. Ndërsa ky shkrim i radhës na nxit jo vetëm të kuptojmë se jemi krijesa të reja, por ta ruajmë veten që të mos u kthemi tek e vjetra.

Ne të gjithë jetojmë në një botë të rënë, deri sa Jezusi të vijë dhe t’i bëjë të gjitha gjërat e reja. Tani për tani, ne duhet të jetojmë në Të dhe të mos kthehemi tek jeta jonë e vjetër. Kjo mund të jetë e vështirë sepse bie në kundërshtim me mënyrën se si po jetojnë të gjithë rreth nesh.

Ky shkrim i shenjtë na tregon se nuk është e mjaftueshme vetëm të themi se i kemi dhënë fund jetës sonë të vjetër, por duhet ta largojmë vërtetë e të fillojmë jetën e re. Jeta ka të bëjë me të vepruarit, jo me fjalët. Nuk është e mjaftueshme t’i thuash vetes që e ke lënë pas të vjetrën, por duhet ta lesh pas me të vërtetë.

Për disa prej nesh, kjo do të thotë ta largojmë veten nga situatat që na inkurajojnë të kthehemi tek jeta e vjetër. Mund të jetë e vështirë të largohemi tërësisht nga këto situata. Por nëse jemi të vendosur që të shohim me të vërtetë ndryshime, ndonjëherë duhet të marrim masa drastike … nëse dora e djathtë ju pengon, hidheni tutje.

E reja është këtu dhe është koha që të hysh tek e reja e të shndërrohesh në njeriun e bukur që Perëndia të ka krijuar.

Jepi kontrollin Zotit – Jeremia 29:11

“Sepse unë i njoh mendimet që kam për ju,” thotë Zoti, “mendime paqeje dhe jo të së keqes, për t’ju dhënë një të ardhme dhe një shpresë.”

Mbi të gjitha teksa hyjmë në vitin e ri, duhet të heqim dorë nga gjithçka dhe t’ia dorëzojmë Perëndisë. Ai është i vetmi që di gjithçka dhe se çfarë është më mirë për ne.

Mund të jetë e vështirë që ta dorëzosh kontrollin në disa situata. Por kjo është një nga aspektet më të rëndësishme të marrëdhënies sonë me Jezus Krishtin.

Ai i di planet që ka për ne dhe ato plane jo vetëm që janë të mira, por shkrimi thotë se marrëzia e Perëndisë është më e ditur se njerëzit dhe dobësia e Perëndisë më e fortë se njerëzit.

Më e pakta që Perëndia mund të bëjë është më e madhe se më e shumta që ne mund të bëjmë! Nuk duhet ta harrojmë këtë në këtë vit që vjen sepse është e lehtë që të fillojmë të marrim vrull kur jetojmë në Krishtin dhe menjëherë pas kësaj të mendojmë se kemi merita.

Kjo na kujton t’i japim Zotit lavdinë. Dhe mbi të gjitha na kujton se kush është ulur në të vërtetë në fron dhe kush i ka meritat.

Zoti di gjithçka dhe Ai është me ty, këtë vit tregoji se beson që duke hequr dorë dhe duke dorëzuar gjithçka ke në këmbët e Tij

Në dashtë Zoti – Jakobi 4:13-15

“Dhe tani, ju që thoni: “Sot ose nesër do të shkojmë në atë qytet, dhe do të rrimë atje një vit, do të tregtojmë dhe do të fitojmë,” ndërsa nuk dini për të nesërmen. Sepse ç’është jeta? Është avull që duket për pak, dhe pastaj humbet. Në vend që të thoni: “Në dashtë Zoti dhe në paçim jetë, ne do të bëjmë këtë ose atë gjë.”

Teksa vjen një vit i ri, është e thjeshtë të shohim përpara dhe të planifikojmë për të ardhmen. Por nuk duhet të harrojmë që s’mund të marrim asgjë të mirëqenë. Çdo frymëmarrje është dhuratë nga Ati ynë qiellor dhe duhet të trajtohet si e tillë.

Një nga rezolutat më të mira që mund të bëjmë teksa hyjmë në vitin e ri është të jemi të vetëdijshëm për çdo moment dhe të përdorim çdo moment që të lavdëruar Perëndinë. Për shumicën prej nesh, kur mendojmë për lavdërimin ndaj Perëndisë na vijnë në mendje gjëra fetare. Por ne mund ta lavdërojmë Perëndinë përmes gjithçkaje që bëjmë duke e pasur Atë në mendje.

Nëse ndershmërisht ia japim çdo moment Perëndisë dhe fokusohemi që ta lavdërojmë Atë, kjo do të na mbajë larg nga pengesat dhe do të bëjë që të prodhojmë më shumë fryte të mira. Le ta bëjmë këtë vit, vitin kur me të vërtetë vendosëm të jemi sakrifica të gjalla, duke ia dorëzuar çdo mendim, lëvizje dhe shqetësim tonin, krijuesit besnik.

Rritu – Hebrenjve 12:10-11

“Sepse ata na ndreqën për pak ditë, ashtu siç u dukej më mirë, kurse ai na ndreq për të mirën tonë që të bëhemi pjesëtarë të shenjtërisë së tij. Çdo ndreqje, pra, aty për aty, nuk duket se sjell gëzim, po hidhërim; por më pas u jep një fryt drejtësie atyre që janë ushtruar me anë të tij.”

Ky vit i ri nuk duhet të jetë vetëm një vit që e përlëvdojmë Perëndinë në çdo gjë që bëjmë, por gjithashtu një vit ku rritemi në Të.

Disiplina është një aspekt i nevojshëm për tu rritur. Shkrimi i mësipërm flet se si
Ati ynë qiellor na disiplinon si fëmijë shpirtëror, ashtu siç etërit tokësor na disiplinonin kur ishin të vegjël.

Këtë vit, sa herë të përballemi me prova të çdo lloji, ne duhet të gëzohemi dhe të fokusohemi tek përfundimi dhe jo tek dhimbja gjatë procesit. Ne e dimë se në të gjitha gjërat, Zoti punon për të mirën e atyre që e duan. Kështu që teksa përballemi me momente të disiplinimit prej Perëndisë, le të fokusohemi në fitoren që do të kemi kur ngulojmë në perëndishmëri.

Lum njeriu që ngulmon në provë, sepse kur del i aprovuar, do të marrë kurorën e jetës, të cilën Zoti ua premtoi atyre që e duan.

Kjo na sjell tek shkrimi i shtatë. Mbi të gjitha, këtë vit ne duhet të fokusohemi te kurora dhe premtimi i jetës së përjetshme!

Mendo për gjërat qiellore – Zbulesa 21:5

“Dhe ai që rrinte mbi fron tha: “Ja, unë i bëj të gjitha gjërat të reja.” Dhe më tha: “Shkruaj, sepse këto fjalë janë të vërteta dhe besnike.”

Këtë vit ndërsa fokusohemi tej e reja që gjendet tek Krishti, duhet t’i mbajmë sytë tek e reja përfundimtare. Kur i drejtojmë sytë nga qielli dhe tek lavdia që do të shfaqet, do të jemi më të fortë teksa i rezistojmë sfidave dhe kjo na lejon që të bëjmë që çdo moment të ketë ndikim në Mbretërinë e Perëndisë.

Jezusi tha, “Ja, unë i bëj të gjitha gjërat të reja!” Kjo fjali nuk është vetëm emocionuese, teksa presim për një qiell dhe tokë të re, por gjithashtu na inkurajon që të mos kapemi pas asgjëje tokësore.

Nuk duhet të harrojmë që asgjë prej këtu nuk zgjat përgjithmonë, çdo gjë do të zhduket. Duke menduar për këtë, disa mund të mërziten, por në fakt kjo duhet të na inkurajojë që të mos jepemi pas dëshirave të kësaj bote.

Kjo botë dhe dëshirat e saj do të largohen, por kushdo që kryen vullnetin e Perëndisë do të jetojë përgjithmonë. Fitorja është e jona përmes Jezus Krishtit. Përmes gjakut të Tij në kryq dhe ringjalljes prej së vdekurish, ne jemi çliruar nga korruptimi i botës dhe jemi bërë fëmijë të Perëndisë.

Këtë vit le të fokusohemi në faktin që jemi bij të Zotit dhe t’i mbajmë sytë në trashëgiminë që Ai ka përgatitur për ne. Ato gjëra që syri nuk i ka parë dhe veshi nuk i ka dëgjuar dhe nuk kanë hyrë në zemër të njeriut, janë ato që Perëndia ka përgatitur për ata që e duan atë.

Me 2020-ën në mendje ka ardhur koha që të lëmë gjithçka, të mos harrojmë dhimbjen por të rritemi prej saj dhe të lavdërojmë Perëndinë në çdo moment. Teksa hyjmë në vitin 2020 është koha që ta lejojmë Perëndinë të japë jetë në vendet e vdekura dhe të na japë një frymë të përtërirë e të palëkundur.

Ky ka për të qenë viti ku do të shohim ndryshim të vërtetë të jetës, jo vetëm tek vetja jonë por edhe tek njerëzit rreth nesh sepse ky do të jetë viti që do të vendosim t’i dorëzojmë gjithçka Atij që i bën të gjitha të reja, Jezus Krishtit!

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI