Kë të mbaj pranë?

Njerëzit me të cilët duhet të shoqërohesh

“Më thuaj me kë rri, të të them se cili je.” Kjo është fjalë e urtë popullore shumë e njohur, por që tregon se si ndikojnë në jetë njerëzit me të cilët duhet të shoqërohesh . Ka 5 lloje njerëzish me të cilët duhet ta rrethosh veten në mënyrë që të bësh një jetë të mirë.

Frymëzuesi

Frymëzuesi është një nga njerëzit me të cilët duhet të shoqërohesh sepse krijon një ndjesi urgjente ty për të bërë diçka me jetën tënde. Këta janë njerëzit që krijojnë gjithashtu një mendësi që është fuqizuese.

Frymëzuesit janë ata që ndezin kuriozitetin në zemrën dhe mendjen tënde dhe të bëjnë të kërkosh për frymëzim edhe diku tjetër gjithashtu. Ata krijojnë një ambient frymëzues që të çon në rezultate më të mira në jetë.

Pasionanti

Njerëzit pasionante janë ata që shprehin intensitetin e tyre edhe përmes jetës së thjeshtë. Ata e zhysin veten në atë me të cilën lidhen dhe notojnë bashkë me të.

Këta janë njerëzit që, si frymëzuesit, të ndikojnë me aftësinë e tyre që edhe ti të bëhesh pasionant. Të bëjnë të reflektosh mbi nivelet e tua të pasionit dhe të udhëheqin me kuriozitet në një vend ku ti mund të jesh pasionant po aq sa ata.

Pasioni i tyre është i dukshëm dhe del prej tyre. Kanë një shkëlqim në sy dhe dashuri në zemrën e tyre.

Motivuesi

Motivuesit janë ata që i bëjnë gjerat. Ata rrallë herë hasin probleme me përmbushjen e kërkesave sepse kanë një vizion të fortë dhe qëllim për jetën e tyre.

Arsyeja se përse njerëzit motivues janë kaq të rëndësishëm në jetën tënde është sepse ata të tregojnë se si të bëhesh një person i cili është i motivuar në thelb. Me fjalë të tjera, ata të tregojnë se si të kultivosh motivimin brenda teje dhe jo që motivimi të ndikohet nga mjedisi dhe situatat.

Mirënjohësi

Mirënjohësit janë ata që jetojnë me të tashmen. Ata shprehin mirënjohjen e tyre të plotë për atë që kanë dhe për rrethanat se ku e gjejnë veten.

Këta persona të lejojnë të relaksohesh plotësisht në të tashmen dhe mbartin me vete një energji qetësuese që bëhet infektuese. Ata të tërheqin sepse janë shumë të pranishëm dhe të vëmendshëm.

Këta njerëz të lejojnë të shohësh anën pozitive përkundrejt asaj negative. Ata e shohin gotën gjysmë plot dhe madje e pinë atë që është në gotë. Marrin kohë për të vëzhguar pemët, lulet, marrin frymë thellë, dhe përjetojnë gjithë çfarë mundësojnë shqisat.

Të Qenit Mirënjohës Përmirson Shëndetin Tuaj

Mendjehapuri

Njerëzit mendjehapur janë ata që të ekspozojnë me ide, njerëz, vende, eksperienca, e kështu me radhë. Ata ekspozojnë një botë të re përpara teje dhe perspektiva jote si rezultat zgjerohet.

Janë ata njerëz që do të të japin një shtytje për të dalë nga zona e rehatisë e për të shkuar në gjëra që i quaje të parehatshme. Ata zgjerojnë zonën tënde të rehatisë për ty thjesht duke qenë me ty.

Lexo më shumë: Marrëdhënie të vështira

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI