Zgjidhni çështjet e pazgjidhura të cilat kanë shkaktuar fyerje dhe grindje.
Të shmangësh këto çështje nuk sjell asgjë tjetër përveç zemërimit, mos faljes dhe hidhërimit. Sigurisht që përballja me njerëzit është e vështirë, veçanërisht kur marrëdhëniet nuk janë të mira, por zgjidhja është e pamundur të gjendet vetëm kur të gjithë rrimë duarkryq dhe zgjedhim mos të bëjmë gjë.
Kujtoni momentet e këndshme.
Duhet të përpiqemi të kundërshtojmë negativitetin me gjëra pozitive, sigurisht, pa e harruar problemin. Është mirë të mendojmë për kohët e bukura, edhe pse mund të jetë e vështirë.
Zgjidhni një aktivitet të këndshëm për të shtuar kujtimet pozitive.
Në fillim mund të duket si diçka që duhet ta bëni patjetër kundër dëshirës suaj, por ne fillojmë t’i pëlqejmë njerëzit kur kalojmë kohë së bashku dhe kalojmë një eksperiencë të bukur me ta.
Kujdes fjalët që thoni.
Fjalët mbartin fuqinë e jetës dhe të vdekjes, sipas Librit të Jakobit. Fjalët tuaja duhet të përdoren për të mirën e personit tjetër edhe pse është e lehtë të mendoni vetëm fjalët negative. Fjalët kanë ndikimin e tyre në ndjenjat tuaja.Mos u gënjeni: Zoti nuk lejon të vihet në lojë! Atë që njeriu mbjell, atë edhe do të korrë! (Galatasve 6:7)
Lutuni për ata që ju mërzisin.
I doni njerëzit ashtu si veten tuaj. Jezusi i donte armiqtë e Tij dhe lutej për njerëzit të cilët e lëndonin. Mesazhi i tij ishte t’i jepej dashuria e Tij e mbinatyrshme personit që nuk e meriton atë.
Konsidero parimin e Biblës
Atë që njeriu mbjell, atë edhe do të korrë! (Galatasve 6:7). Sillu me të tjerët ashtu si do doje të silleshin ata me ty. Është rregulli i artë!
Falini të tjerët
Mos u mbani fort te një fjalë e gabuar. Mënyra më e mirë për të parandaluar hidhërimin e një marrëdhënieje është të falësh. Falja është një zgjedhje që ju bëniHiri i Perëndisë është një dhuratë; jepjuani edhe të tjerëve . Perëndia ju fali sepse Ai është i hirshëm.
Lexoni 1 e Korintasve 13
Ky është një varg i cili ju kujton dashurinë. “4 Dashuria është e durueshme; plot mirësi; dashuria nuk ka smirë, nuk vë në dukje, nuk krekoset, nuk sillet në mënyre të pahijshme, nuk kërkon të sajat, nuk pezmatohet, nuk dyshon për keq, nuk gëzohet për padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën, i duron të gjitha, i beson të gjitha, i shpreson të gjitha, i mban çdo gjë. (1 eKorintasve 13:4-7)
Ne kemi nevojë për dashurinë e Perëndisë nëse dëshirojmë të duam mirë të tjerët.