7 këngë shqip për Pashkën.

Si në çdo vend të botës, Pashka festohet edhe në vendin tonë. Adhurues dhe këngëtar të krishterë shqiptarë, kanë realizuar këngë të ndryshme për këtë festë. Këto këngë do t’ju sjellin tek ju kuptimin e vërtetë të Pashkës dhe do t’ju inkurajojnë .

  1. Ai që shpëton-Rilindja

Kisha Rilindja ka sjell një version në shqip të këngës “Ai që shpëton”. Kjo këngë është tepër e bukur dhe është kënduar në shume vende të botës dhe ka një muzikë dhe tekst shumë të bukur. Grupi i adhurimit Rilindja me këtë këngë, kanë dashur të përcjellin mesazhin që kjo këngë mbart në vetvete.

Sofonia 3:17 thotë se Perëndia është “i fuqishëm për të shpëtuar”, por çfarë do të thotë kjo? Çdo herë që këndohet kjo këngë, Perëndia na  sjell në mendje kuptime të tjera të këtij vargu. Është e vështirë të kuptojmë se pse një Perëndi i cili është në gjendje të lëvizë malet do të zgjedh të shpëtojë shpirtra që kanë ofenduar aq thellë atë. Por ky është ungjilli! Edhe pse ne nuk kemi bërë asgjë për të merituar favorin e Tij, Perëndia, plot mëshirë dhe hir, dërgoi birin e Tij të vetëm, Jezusin, për të paguar borxhin që ne kurrë nuk mund të paguajnë. Ai është me të vërtetë i fuqishëm për të shpëtuar.

2.Qengji është i denjë –Juliana Pasha.

Juliana Pasha është një nga këngëtaret më të mira të skenës shqiptare. Me një vokal të fuqishëm, Juliana ka sjellë këngën “Qengji është i denjë”, në versionin shqip. Në festën e Pashkës në vitin 2009, në qendër të Tiranës, ajo ka kënduar live këtë këngë. Kjo këngë është e frymëzuar nga Zbulesa 5:6-14. Hillsong United është grupi i cili ka realizuar këtë këngë dhe është një ndër këngët më të njohura të tyre.

3. Emanuel Boys – Qengji është i denjë

Emanuel Boys është një grup Krishterë hip-hopi. Kënga e tyre “Qengji është i denjë” ka ardhur në një version tepër të bukur dhe të realizuar. Kënga nuk është versioni që kemi dëgjuar gjithmonë, por është e krijuar nga vetë djemtë. Anëtarët e grupit flasin për realizimin e kësaj kënge:

“Kjo është një nga ato këngë të realizuara në  kohë vështirësie ku prezenca e Zotit mund të sjell një ndryshim të madh në jetën tënde, ku të bën te kuptosh që je një mëkatar edhe rruga e vetme që  mund të gjesh shpëtim është Krishti, rruga e vërteta dhe jeta. Është një himn ku thërret njerëzit e pa shpëtuar te pendohen edhe të përjetojnë dashurinë e Perëndisë. Është e mrekullueshme të shohësh atë çka Zoti ka bërë në jetët tona dhe atë që do të bëjë në jetën tënde miku edhe qengji është i denjë dhe ti i gëzuar mund të këndosh e të lavdërosh emrin e Tij.”

  1. Edea Demaliaj –Poema e Shpetimit

Kënga Poema e Shpëtimit është kolona zanore e filmit Superlibri. Kjo këngë është tepër e realizuar dhe e pëlqyer nga te gjithë. Në pak ditë ajo u kthye në një hit me transmetimin e serive të filmit në Tv Klan. Poema e Shpëtimit  është shkruar nga Matt & Sherry McPherson në vitin 2004. Në versioni shqip ajo ka ardhur e kënduar nga Edea Demaliaj, një zë potent dhe premtues për të ardhmen. Në tre minuta kjo këngë sjell ungjillin dhe kuptimin e vërtetë  të Pashkës.

  1. Jezus gjaku yt- Nxënësit e Jezusit.

Grupi i adhurimit i kishës Nxënësit e Jezusit, kanë kënduar një këngë tepër te njohur për Pashkën, siç është kënga, “Jezus gjaku yt”. Kjo këngë flete për mrekullitë që gjaku i Krishtit ka bërë në jetët tona. Gjaku i Krishtit na ka pastruar nga çdo mëkat dhe na ka bërë të bardhë si dëbora. Pavarësisht se ne jemi mëkatar, Krishti mori mëkatet tona në kryq dhe me gjakun e tij ne jemi të falur.

6.  Qëndrove në Vendin Tim – Ditjon Dibra dhe Dana Molla

“Qëndrove në vendin tim” është një këngë e bazuar në shumë vargje nga bibla. Kjo këngë flet për dashurinë e Krishtit që tejkalon çdo njohuri. Tani ne jemi të lirë sepse dikush tjetër qëndroi në vendin tonë, ishte Jezusi që mori çdo mëkat tonin dhe vdiq për ne. Një këngë tepër e bukur e kënduar nga dy adhurues të muzikës  së krishterë shqiptare, si Dana Molla dhe Ditjon Dibra.  Kjo këngë të bën që të mendosh shumë thellë ndërsa e dëgjon për sakrificën që Krishti bëri për ne në kryq.

7. Rruga Dolorosa – Vaso Vreshtulla

Kënga që tregon historinë e Krishtit në rrugën e Kalvarit është shkruar nga Billy Sprague dhe Niles Borop. Sandi Patti ka treguar se sapo e dëgjoi këtë këngë, dëshironte ta regjistronte.  “Via Dolorosa” nga spanjishtja do të thotë “Rruga e vuajtjes”. Tradicionalisht ky njihet si shtegu që Jezusi ndoqi në rrugën e tij përmes Jeruzalemit në kryqëzimin e tij.

Dëgjoni këtë version në shqip nga Vaso Vreshtulla

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

  1. Keto kenge jane nje bekim. Une qe po ju shkruaj jam Aurela nga Bilishti dhe i perkas Kishes ungjillore ne bilisht. Zoti ju bekofte per kete program te mrekullueshem.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI