Pse ndihemi të lodhur?

Lodhja mund të shkaktohet nga stili i jetesës, ndaj disa përshtatje të vogla mund të sjellin një ndryshim të madh.

tired (1)Ngriheni me zor nga shtrati? Ju mungon energjia gjatë gjithë ditës? Nuk jeni të vetmit, pasi një në pesë njerëz ankohen se ndihen të lodhur gjatë gjithë kohës. Mirëpo, vetëm gjysma e njerëzve që ankohen nga letargjia diagnostikohen me një problem mjekësor, si për shembull, mungesa e hekurit në gjak dhe gjëndra tiroide. Shpesh, lodhja mund të shkaktohet nga çështjet e lidhura me stilin e jetesës dhe mund të kapërcehet vetëm me ndryshime të vogla. Ekspertët japin shtatë arsye pse mund të ndiheni pa energji.

1. Jeni perfeksionist

tired student girl with glasses sleeping on books in library

Perfeksionistët mund të ndihen pa energji, pasi shpenzojnë më tepër kohë sesa të tjerët duke u shqetësuar për vendimet e tyre. Sipas Prof. Irene Levine, ata flenë edhe më pak, pasi “shqetësohen nëse i bëjnë gjërat siç duhet, apo nëse janë duke bërë gjërat e duhura”. “Në vend që të merren me një punë, ata qëndrojnë në vend duke menduar sesi po performojnë. Kjo mënyrë e papërshtatshme e përballimit të stresit mund t’i pengojë të arrijnë qëllimet dhe t’u shkaktojë lodhje. Po ashtu, ata kanë objektiva të paarritshme, si p.sh., të duken të përsosur, ose t’i bëjnë gjërat në mënyrë të përsosur”, thotë ajo për “MailOnline”.


2. Kafja e tepërt 

Getty-152825223-tired_woman-Tara_MooreKafja është një simulant dhe konsumimi i saj dërgon mesazhe te gjëndrat adrenale, të cilat prodhojnë hormone stresi (adrenalinë dhe kortizol). Trupi prodhon të njëjtën përgjigje, sikur të jetë duke u larguar nga një rrezik. Pas një filxhani kafeje, ose çaji, mund të ndihemi plot energji dhe vigjilentë. Mirëpo, Dr. Marilyn Glenville, thotë se më pas, niveli i sheqerit priret të bjerë dhe ne ndihemi edhe më të lodhur. Kjo bën që ne të kërkojmë të konsumojmë më tepër, duke e rinisur ciklin nga e para. “Kafeina duket si një përgjigje ndaj lodhjes, por është një mike e rreme”, thotë Dr. Glenvile. “Ajo nuk është një mënyrë e qëndrueshme e energjisë”. Ndaj, duke reduktuar sasinë e kafeinës, mund ta shtojmë energjinë në periudha afatgjata.

3. Sasia e tepërt e karbohidrateve 

Tired woman are sleeping and holding cup. Laptop is situated on the table.Makaronat, buka, orizi, biskotat, çokollata, patatinat shkaktojnë rënie të nivelit të sheqerit dhe rrjedhimisht, lodhje gjatë pasditeve. Marrja e këtyre ushqimeve mund të mos shoqërohet nga të tjera, çka bën që të mos marrim vlerat e nevojshme ushqimore. Ndaj, ekspertët rekomandojnë pakësimin e konsumimit të karbohidrateve, ose konsumimin e tyre nga pak, disa herë në ditë. Sigurisht, nuk duhen harruar frutat dhe perimet!


4. Sasia e pakët e proteinave 

01-avoid-while-tired-gym1Shumë njerëz janë pa energji, veçanërisht pak orë pas drekës, ose para darkës. Kjo, për shkak të sasisë së pakët të proteinave që marrin. Nicola Shubrook, nutricioniste në klinikën “Urban Wellness” në Londër thotë se trupit i duhet më tepër kohë që t’i shpërbëjë proteinat, kështu që edhe energjia çlirohet më ngadalë dhe qëndron më gjatë në trup, shkruan Shekulli. Kjo është arsyeja pse mund të ndiheni të lodhur dhe pa energji. Rekomandohet që proteinat të konsumohen gjatë gjithë ditës, që niveli i energjisë të mbahet i paqëndrueshëm. Burime të mira të proteinave janë mishi, peshku, djathi, fasulet, thjerrëzat, kosi, arrat dhe farat (drithërat).

5. Nivele të ulëta testosteroni

Te burrat, letargjia mund të shkaktohet nga nivelet e ulëta të testosteronit (hormonit seksual). Kur nivelet e tij bien, kjo mund të shkaktojë rënie të masës muskulore, ndaj personi mund të ndihet i lodhur kur kryen aktivitet fizik. Lodhja te burrat mund të shoqërohet edhe nga rënia e flokëve, humbja e energjisë seksuale dhe vështirësi në përqendrim. Testosteroni i ulët prek rreth 1000 burra dhe mund të ketë shkaqe gjenetike. Trajtimi mund të kryhet me terapi të zëvendësimit të testosteronit.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI