Edicioni i 58 i çmimeve Grammy është mbyllur me sukses ku u ndanë çmimet për fituesit e kategorive të rëndësishme muzikore gjatë një transmetimi live në rrjetin televiziv CBS. Muzika e Krishterë bashkëkohore vlerësoi artistet më të mirë. Trofetë e Grammy i ngritën emrat më të spikatur dhe të pëlqyer të muzikës bashkëkohore . Një nga ata që festoi këtë mbrëmje ishte dhe TobyMac.
Pjesë e fitoreve të TobyMac përgjatë viteve iu shtua dhe një çmim GRAMMY për albumin më të mirë bashkëkohor të krishterë për albumin This Is Not A Test. Ky album fitoi mbi projektet e tjera të nominuara në të njëjtën kategori të Jason Crabb, Matt Maher, Chris Tomlin dhe Lauren Daigle. Bashkë me dy nominimet e tij për këtë vit, TobyMac mban plot 11 nominime që nga momenti kur u prezantuar si artist solo në vitin 2001. Ai fitoi në 2009 për albumin e tij Alive and Transported dhe sërish në 2013 për albumin Eye On It.
Francesca Battistelli fitoi çmimin për këngën më të mirë të krishterë Bashkëkohore për këngën “Holy Spirit”. Në këtë kategori ishin të nominuar tre këngë të tjera të mirënjohura të adhurimit të krijuara nga Crowder, Matt Maher dhe Third Day si dhe hiti i fundit i TobyMac, “Feel It.” Ky ishte nominimi i tretë Grammy për Francescën dhe fitorja e saj e parë.
“Jam shumë falenderuese për Brian & Katie Torwalt që kanë shkruar një këngë të jashtëzakonshme që Zoti po e nderon! Jam falenderuese që mund ta këndoj!” – ka thënë Francesca Battistelli
Israel Houghton & New Breed, një grup që ka fituar pesë herë cmimin GRAMMY, në edicionin e 58 fituan dhe të gjashtin për albumin Covered: Alive In Asia në kategorinë Albumi më i Mirë Gospel. Në këtë kategori të nominuar ishin artistë si Karen Clark Sheard, Dorinda Clark-Cole, Tasha Cobbs dhe Jonathan McReynolds. Israel falenderoi në rrjetet sociale ata që bënë të mundur realizimin e këtij albumi duke thënë: “Jam pa fjalë! Do të ishte e pamundur ta realizoja këtë album pa gjithë mbështetësit e mi, puna në skuadër është puna më e mirë që mund të ëndërrosh.”
Fituesi i çmimit për Këngën më të Mirë Gospel, nuk ishte surprizë duke qenë se Kirk Franklin ishte fituesi në një kategori ku të nominuar ishin Anthony Brown & Group Therapy, Travis Greene, Brian Courtney Wilson dhe Israel Houghton & New Breed. Kirk ka fituar tetë çmime nga tetë nominime që prej vitit 1997.
“Jam shumë krenar për gjithë familjen e muzikës gospel sot në Grammy! Ky çmim vlerëson atë që bëjmë, kjo nuk përcakton se kush ne jemi.” – ka thënë Kirk Franklin për fitoren.