Nëse doni që trupi juaj të rigjenerohet dhe të detoksifikohet atëherë duhet të vendosni që të hani ushqim që është pak i gatuar. Të zgjedhësh të hash ushqimet ashtu siç janë në gjendjen e tyre natyrale si p.sh. frutat apo arrat në mëngjes në vend të një mëngjesi me shumë kalori siç mund të jetë bukë me krem djathi, është më e vështirë se ç’mund të mendojmë. Të hash ushqime të përpunuara çon në rritje të rrezikut për diabet dhe shkakton lodhje dhe të tjera probleme në trup që ne nuk e kuptojmë se nga vijnë.
Duhet të pini ujë të pastër dhe të konsumoni më shumë brokoli, më shumë bajame, boronica, avokado, hudhra dhe ushqime të gjelbra, pasi pastrojnë mëlçinë dhe ndihmojnë sistemin imunitar të luftojë kundër radikaleve të lira. Mos harroni erëzat. Erëza të tilla si borziloku, xhinxheri, turmeriku, kanella dhe specat djegëse janë shumë të mira për të larguar toksinat. Le të shohim më poshtë 6 ushqime që arrijnë të detoksifikojnë trupin.
Frutat e pyllit
Ato që ne shpesh i përcaktojmë fruta pylli janë një mënyrë e shkëlqyer për t’u prezantuar me këtë dietë pranverore. Mund të provoni boronicat, luleshtrydhet, manaferrat për të ndihmuar forcimin e imunitetit, procesin e detoksifikimit dhe parandalimin e sëmundjeve të Alzaimerit dhe të Parkinsonit. Ato gjithashtu mund të ndihmojnë tretjen dhe mund të ulin rrezikun për kancer.
Spinaqi
Ka kaq shumë gjëra që spinaqi mund të bëj. Ai është i mbushur me vitamina B6, C, E, K dhe ka zink, potas dhe kalcium. Mund ta hani të pagatuar, të gatuar ose mund ta përdorni si pjesë përbërëse për një smoothie për t’ju ndihmuar për t’u detoksifikuar.
Nutricionistja Megan Ware në një intervistë për revistën Live Science për benefitet mbresëlënëse që ka spinaqi edhe për flokët. A doni që flokët tuaja të duken më të shëndetshme, provoni të hani spinaq. Spinaqi ka shumë vitaminë A dhe kjo vitaminë është një përbërës shumë i rëndësishëm për të ushqyer dhe për t’i mbajtur të hidratuara flokët tuaja. Vitamina A është gjithashtu e rëndësishme për të ndihmuar rritjen e të gjitha indeve që gjenden në trup, duke përfshirë lëkurën dhe flokët. Ajo gjithashtu mund të përmirësojë tretjen dhe të rrisë masën muskulore.
Borziloku
Borziloku ndihmon që trupi të luftojë ndotjen dhe ndihmon që të rigjenerojë indet. Ai redukton inflamacionin. Ai është i mbushur me vitaminë C, A, dhe K e gjithashtu ndihmon në luftën kundër radikaleve të lira. Borziloku detoksifikon dhe ndihmon trupin me tretjen. Shtojini borzilok sallatave dhe pjatave tuaja të ndryshme. Borziloku ka aftësi anti-kancerogjene, ka benefite anti-bakteriale dhe mund të ndihmojë në uljen e kolesterolit.
Bajamet
Bajamet me të vërtetë mund të ndihmojnë që të reduktojnë riskun për sulmet në zemër dhe për kancerin e mëlçisë. Kërkimet kanë treguar se ka më pak risk për të tilla sëmundje tek ata që konsumojnë bajame. Bajamet mund të ndihmojnë kundër stresit dhe ndihmojnë sistemin tretës për shkak të përmbajtjes së magnezit që kanë. Ato përmbajnë më shumë omega se peshqit dhe janë të mbushura me proteina , e përveç kësaj detoksifikojnë trupin.
Specat me ngjyra të ndryshme dhe rrepat
Ato mund të jenë të verdha, të kuqe apo jeshile dhe rrepat e kuqe ndihmojnë jashtëzakonisht sistemin imunitar. Specat kanë acid folik, mangan, fibër dhe vitaminë C. Dhe më pas kemi rrepat e kuqe. Rrepat ndihmojnë detoksifikimin e mëlçisë dhe shërbejnë si anti-inflamatorë. Specat jo vetëm që detoksifikojnë por madje edhe ulin riskun për kancer, trompozë, shmangin presionin e lartë të gjakut dhe përmbajnë shumë vitaminë C.
Hudhrat
Hudhrat funksionojnë shumë mirë kundër mikrobeve dhe duke qenë se përmbajnë sulfur arrijnë të largojnë toksinat nga trupi ynë. Gjithashtu hudhra është shumë e mirë edhe për zemrën. Përbërja që ajo ka ndihmon në zgjerimin e venave të gjakut, çfarë mund të mbajë të qëndrueshëm presionin e gjakut.