6 mënyra për t’u ndjerë mirë me veten tuaj

Raymond Chandler, novelisti amerikan ka thënë se “ Nuk ka kurth më të vështirë sesa kurthi që  ngre për veten tënde. Në fjalë të tjera, ne mund të jemi armiqtë më të fortë të vetvetes.  Për shumë prej nesh, kritiku ynë i brendshëm është shumë i ashpër. Ai kapet me çfarëdolloj gabimi, hapi të gabuar apo imperfeksioni. Për shumë prej nesh të ndjerit shumë mirë, shpesh nuk vjen vetvetiu.   Ndërkohë që bashkëjetojmë me një kritik të brendshëm dhe një ndjesi se do të na duhet shumë kohë deri sa të përmirësohemi, t’i mund të  mësosh sesi të ndjehesh mirë për veten tënde.  Le të shohim 6 mënyra se si të mund ta arrijmë këtë.

Ndero individualitetin tënd.

Jeta jote është më të vërtetë unike, kështu është shprehur Caroline Carr një psikologe klinike dhe autore e  librit  “ Të jetosh me Depresionin”.

Edhe pse ti ke pikat e tua të forta dhe të dobëta, historia e jetës tënde është ndryshe nga gjithë të tjerët.  Ashtu si edhe zëri yt.  Zëri yt është aq unik sa nuk ka asnjë tjetër njësoj dhe kjo i shton bukurinë botës .  Mbaje mend këtë.

Mos krahaso veten me të tjerët

Të krahasosh veten me të tjerët është një  mënyrë e sigurt për të ulur vetë-vlerësimin dhe vetë-besimin. Një shprehje e Theodore Roosevelt thotë: “ krahasimi është vjedhësi i gëzimit.”

Në fjalë të tjera kur ti mat, analizon, apo përball jetën tënde me atë të dikujt tjetër, ti i vjedh vetes tënde përjetimin e lumturisë sate personale”.

Sillu mirë me veten tënde

Trajnoje trurin tënd që të sillet njësoj si një mik i dhimbsur dhe si një prind shumë i dashur, në vend që të jetë kritiku yt më i keq. Kështu sugjeron Joyce Marter, një terapist dhe këshillues i praktikës së quajtur “Balanca Urbane” që ndodhet në Chicago.  Sa herë që ky kritik që keni brenda vetes të fillojë t’ju shqetësojë,pyesni veten: “ Në këtë rast, çfarë do t’i thosha unë mikut tim më të mirë, nëse ai do të sfidohej pikërisht me këtë gjë?  Çfarë do t’i kisha sugjeruar që të bënte? A do t’i kisha gjykuar ata ashpër?”  Zakonisht, ne jemi shumë më të durueshëm, më të kuptueshëm dhe më fleksibël me të tjerët se sa me veten tonë. Por duhet të kujtoni më shpesh se jeni të çmuar në sytë e Perëndisë dhe se jeni një bekim në jetën e shumë njerëzve edhe pse ndoshta nuk e kuptoni.

Ji i  mirë me të tjerët

Sa herë që të  keni mundësi tregoni mirëdashje ndaj të tjerëve dhe më pas mundohuni të  shihni veten tuaj me sytë e tyre. Kjo mirësi mund të  jetë në çfarëdo lloj forme: mund të ndjeni empati për dikë, mund të jepni një kompliment, mund të dhuroni diçka, mund të dhuroni kohën apo disa prej parave tuaja për bamirësi dhe madje të  bëni edhe një gjest të thjeshtë siç mund të jetë hapja e derës së një vendi për një të huaj. Këto  veprime mirësie, në dukje të vogla na ndihmojnë që ta shohim veten në një tjetër perspektivë dhe do të na ngrohin zemrën.

 Praktiko Integritetin

Integritet do të thotë të kesh një lidhje midis asaj se çfarë ndjen përbrenda dhe mënyrës se si ti e përfaqëson  veten tek të tjerët.  Kjo do të thotë se besimi yt, qëllimet dhe veprimet janë në harmoni. Integriteti është e kundërta e të ndjerit i turpëruar.

Kujdesu për shëndetin tënd  frymëror

Në  fund kujtoni se jeni bij të Perëndisë, se Ai ka gjithçka në kontroll dhe se ju do. Nëse je i çmuar dhe kaq i dashur në sytë e tij aq sa Ai shkoi në kryq për ty, për t’u bërë fli për të larë mëkatet e tua, çfarë mund të kërkosh më shumë. Perëndia të do me një dashuri të pafundme. Kujdesu të lexosh Biblën tënde dhe të mbash me Të  një marrëdhënie të përditshme. Ai e di se çfarë po ndodh me ty dhe e njeh planin  e Tij për jetën tënde.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI