Si të ndjesh gëzimin e Krishtlindjes

Sezoni i Krishtlindjes është padyshim një prej sezoneve më të bukura. Fytyrat e buzëqeshura dhe të lumtura gjithmonë e kanë shoqëruar këtë sezon. Ky vit është i pazakontë dhe dhimbja mund te jetë prezentë në jetën tënde. Si mund të kesh gëzim kur zemra ndjehet e copëtuar?

Diferenca midis gëzimit dhe lumturisë

Lumturi është kur gjërat ndodhin ashtu si ju dëshironi që të ndodhin dhe ju ndiheni të lumtur. Ndërsa gëzimi është kur gjërat nuk ndodhin ashtu siç dëshiron ti të ndodhin, por ti prapë ke gëzim.

Lumturia është për shkak të rrethanave të jashtme ndërsa gëzimi nuk varet prej tyre.

Shumë gjëra ndodhin në jetën tonë, situata që lëndojnë zemrat, por gëzimi është ankoruar brenda jush dhe askush nuk mund të marrë gëzimin. Ai është brenda teje pa marrë parasysh se çfarë po kalon.

Gëzimi është diçka që rrezaton nga brenda. Ndoshta ju njihni dikë që ka kaluar gjëra vërtet të vështira, por ata përsëri kanë gëzim. Kjo sepse gëzimi është i lidhur me gjërat që janë të përjetshme, gjërat që nuk do të kalojnë.

Sigurisht, mund të ketë ditë që ju prireni të lini ndjenjat të diktojnë ditën. Por kur reflektoni, edhe për disa çaste, në atë që thotë Zoti në Fjalën e tij mund të keni gëzim.

Ti nuk je vetëm në situatën tënde

Zoti bën një premtim në Ligjin e përtërirë 31: 6. “Tregohuni të fortë dhe trima, mos kini frikë, mos u trembni prej tyre, sepse Zoti, Perëndia yt, është ai vetë që ecën me ty; ai nuk do të të lërë dhe nuk ka për të të braktisur”.

Mbajeni spirancën e së vërtetës

Kur gjërat që të rrethojnë ndjen sikur po të mbytin, mbështetu tek Zoti. Paqja e tij ia tejkalon çdo zgjuarsie. Ne nuk duhet t’u besojmë ndjenjave tona, pasi ato janë të paqëndrueshme. Ato shkojnë lart e poshtë gjatë gjithë kohës, por ti mund t’i besosh asaj që Zoti thotë në fjalën e tij.

Ju mund t’i besoni faktit që Zoti është afër jush edhe kur ndieni dhimbje. Psalmi 34:18 thotë se ai është afër zemrës së thyer. Nëse duket sikur të gjithë po përjetojnë një lloj gëzimi të Krishtlindjes që thjesht ti nuk po e ndjen, shko te Jezusi dhe aty do gjesh gëzimin që ia tejkalon çdo kuptimi njerëzor.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI