“Zoti ka një rol në të ardhmen e Izraelit, si për vendin ashtu edhe popullin”

Në leximin e Torës së kësaj jave, do të njihemi me një profet johebre të quajtur Balaam. Ky njeri me të vërtetë dëgjoi nga Perëndia, por fatkeqësisht në Dhiatën e Re mësojmë se ai nuk ishte besnik (Lexoni 2 Pjetrit 2:15, Juda vargu 11 dhe Zbulesa 2:14). Ky është njeriu që profetizoi se shenja e lindjes së Mesisë do të ishte një yll dhe shumë gjëra të tjera në lidhje me madhështinë e Jeshuas. Ka shumë besimtarë që i pranojnë këto gjëra, ashtu siç janë. Këta besimtarë nuk shohin ndonjë nevojë të përpiqen të gjejnë kuptimin e thjeshtë të tekstit dhe as nuk duan t’i alegorizojnë ato që të mos e ndryshojnë interpretimin e thjeshtë. Konfuzioni im rrjedh nga fakti se të njëjtët besimtarë injorojnë atë që thuhet për Izraelin në të njëjtin pasazh.

Në kapitullin 24 të Numrave, ekziston një pasazh profetik në lidhje me Mesian dhe Izraelin (Shihni vargjet 3-25). Në vargun 7 thuihet se Mbretëria e Tij (Izraeli) do të ngrihet lart. Është e rëndësishme që dikush t’i kushtojë vëmendje kontekstit. Ka nga ata që përpiqen të thonë se këto vargje flasin për Yeshuan, dhe jo për Izraelin. Ky është një gabim. Në vargun 8, lexuesit i thuhet se është Zoti Ai që e nxori atë (Izraelin, d.m.th. popullin hebre) nga Egjipti. Thuhet gjithashtu se ai do të konsumojë kombet që e shtypin. “Ai” në këtë pasazh është Izraeli dhe jo Perëndia apo Mesia. Edhe Balaku, mbreti i Moabit, i cili kishte thirrur Baalamin për të mallkuar Izraelin, e kuptoi se ishin armiqtë e tij (Izraelit) të cilëve u drejtohej Baalami. Ju lutemi vini re përdorimin e shumësit në “armiqtë” për t’iu referuar Izraelit dhe jo Perëndisë .

Baalami mori gjithashtu të njëjtën të vërtetë në lidhje me Izraelin që mori Abrahami, domethënë:

“Ata që të bekojnë (Izraelin) janë të bekuar dhe ata që të mallkojnë janë të mallkuar.”

Numrat 24:9

Këto profeci jo vetëm që duhet ta afrojnë njeriun me Mesian Yeshua, por gjithashtu duhet ta bëjnë një besimtar të kuptojë se Zoti ka një rol në të ardhmen e Izraelit, si për vendin ashtu edhe për njerëzit. Një nga shqetësimet tona kryesore duhet të jetë gjendja shpirtërore dhe fizike e popullit hebre. Siç thotë shkrimtari i Letrës drejtuar Hebrenjve, “sepse Perëndia nuk është i padrejtë, që të harrojë veprën dhe mundimin tuaj të dashurisë. …”- Hebrenjve 6:10

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Baruch Korman


Free!

REGJISTROHUNI