Zoti e bekon bindjen tonë!

Për shkak se Perëndia na do dhe dëshiron më të mirën për ne, mund t’i besojmë Atij me gjithë zemër.

1 Samuelit 15:10-23

Në ditët e sotme, kur hasim fjalën sakrificë, ndoshta mendojmë të heqim dorë nga koha ose burimet tona – të mos vrasim ndonjë kafshë në altar, apo të shikojmë gjakun e saj të derdhet dhe të nuhasim mishin e saj të djegur. Por në Dhiatën e Vjetër, kjo është ajo që Perëndia kërkoi për shlyerjen e izraelitëve. Sakrifica siguronte një mënyrë për të pastruar njollën shpirtërore të mëkatit dhe për të rivendosur një marrëdhënie të drejtë me Perëndinë.

Ju do të mendonit se sakrifica e olokausteve do t’i kishte bërë njerëzit të hezitonin përpara se të mëkatonin, dhe në vend të saj do zgjidhnin të bindeshin. Por njerëzit gjithmonë kanë luftuar me tundimin. Vetëm shikoni Adamin dhe Evën tek Zanafilla 3:1-24. Perëndia krijoi një botë të përsosur, pa mëkat. E megjithatë Ai e dinte se ne do të bënim gabime, kështu që Ai siguroi një mënyrë që të drejtësoheshim  me Të – nëpërmjet dhuratës së sakrificës së Birit të Tij. Natyrisht, Ati ynë do të preferonte që ne të mos mëkatonim, por gjithsesi Ai gjithmonë na fal kur shkojmë para Tij me një “zemër të thyer dhe të penduar” (Psalmi 51:17). Ai na do dhe dëshiron më të mirën për ne – përfshirë dhe të qënurit të shëndetshëm shpirtërisht, të lirë dhe plot gëzim.

Jezusi u tha dishepujve: “Nëse më doni, zbatoni urdhërimet e mia” (Gjoni 14:15). Le ta duam dhe t’i besojmë Perëndisë aq sa t’i bindemi, duke e mbajtur zemrën dhe ndërgjegjen tonë të pastër dhe të forcojmë lidhjen tonë me Të.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr Charles Stanley

Dr. Charles Frazier Stanley është Pastor Emeritus i Kishës së Parë Baptiste në Atlanta, Georgia, pasi shërbeu si pastor i lartë për 51 vjet. Ai është themeluesi dhe presidenti i In Touch Ministries, i cili transmeton gjerësisht predikimet e tij përmes televizionit dhe radios.


Free!

REGJISTROHUNI