Ashtu si mendoni, ashtu jeni!

Sepse, ashtu si mendon në zemër të tij, ashtu është ai. –Fjalët e Urta 23:7a

Keni ndaluar ndonjëherë të mendoni se ku po ju çojnë mendimet tuaja? Nëse nuk merrni kontroll mbi to, ato do marrin kontroll mbi ju.

Mund të jetë koha për një auditim të mendimeve. Kjo kërkon që në rrjedhën e përditshmërisë suaj të mbani shënim mendimet që ju vijnë në kokë gjatë ditës. Ka të ngjarë të habiteni nga ajo që mendoni përditë dhe gënjeshtrat që besoni. Craig Groeschel thekson dy të vërteta që Apostulli Pal i dinte mirë: “1. Beteja në jetën tuaj është e humbur ose e fituar në mendjen tuaj. 2. Mendimet tuaja do t’ju kontrollojnë, ndaj duhet që ju t’i kontrolloni ato” (2 Korintasve 10:5).

Fjalët e urta thonë se, ashtu si mendon njeriu në zemër të tij, ashtu është ai (Fjalët e Urta 23:7a). Megjithëse ai nuk kishte diplomën ose përvojën e shumicës së biznesmenëve, papritur Mirit iu besua drejtimi i një biznesi, nga babai i tij. Gënjeshtra që rrotullohej në kokën e tij ishte pak a shumë e tillë: “Ti je mashtrues. Të është dhënë kjo punë sepse je djali i  një biznesmeni – por të gjithë e dinë se nuk ke as trajnimin dhe as përvojën për këtë punë.”

Miri e kuptoi se kjo ishte një luftë që duhej të luftohej me anë të Shkrimit. Mirit iu kujtua se Pjetri ishte një peshkatar i thjeshtë, por Jezusi e zgjodhi për të udhëhequr kishën e Tij. Fjalët që Jezusi i tha Pjetrit ishin të thjeshta: “Ndiqmëni dhe unë do t’ju bëj peshkatarë njerëzish” (Mateu 4:19). Nga këto fjalë, Miri e kuptoi se kur ndjek Jezusin, Ai na aftëson të bëjmë atë që duhet bërë.

Cilat gënjeshtra ju mbajnë ende peng? Hulumtoni Shkrimet për të gjetur të vërtetën e Perëndisë që ju duhet për të zëvendësuar gënjeshtrat që tashmë janë bërë pjesë e jetës suaj.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Bonnie Sala

Bonnie Sala është presidente e shërbesës Guidelines. Ajo është autore e meditimeve Fillo nga e Para, meditime të cilat frymëzohen nga mëngjeset e saj të hershme kur kalon kohën personale me Jezusin dhe Fjalën e Tij. Ky program transmetohet në radiot në Amerikë por edhe në Filipine, Singapor dhe Afrikë. Ajo është një folëse ndërkombtare në konferenca të ndryshme.


Free!

REGJISTROHUNI