Përmbushja dhe kënaqësia e vërtetë përcaktohet më tepër nga qëndrimi dhe përgjigjet tona sesa nga rrethanat tona. Dhe për shkak se Pali e kishte mësuar këtë sekret, ai ishte në gjendje të përjetonte gëzim dhe paqe në çdo lloj situate.
Apostulli e kuptoi se çfarë do të thoshte të jetoje në Krishtin dhe të jetonte Krishti në të (Gjoni 15: 1-9; Gal. 5: 22-23). Ai e dinte që thesari që zotëronte brenda nuk mund të vidhej kurrë. Dhe kjo i dha Palit besim në identitetin e tij si një fëmijë i Zotit, me qasje të plotë në jetën e bollshme që Jezusi ofron.
Unë dua të të sfidoj këtë javë, që kur diçka kërcënon, të vjedh kënaqësinë tënde, zgjidh të mbështetesh te Zoti. Kur ta gjeni veten duke u shqetësuar ose zemëruar, ndaloni dhe thoni: “Zot, ti je burimi im. Më siguro aftësinë për të qenë i mirë, faljen që duhet të bëj dhe dashurinë që duhet të shpreh”.
Do shikoni se si Zoti do ta qetësojë shpirtin tuaj dhe do t’ju sigurojë besim kur mbështeteni tek Ai si burimi juaj.