Veprat e Apostujve 4:24: “Kur i dëgjuan këto, ata unanimisht e ngritën zërin te Perëndia dhe thanë: “O Zot, ti je Perëndia që ke bërë qiellin, tokën, detin dhe gjithçka që është në ta.’” Kjo është një mënyrë e mrekullueshme për të filluar një lutje, sidomos kur unë mendoj të ulem këtu. Tek Veprat e Apostujve 4, besimtarët po përjetonin persekutimin për herë të parë, gjë që ne e shohim të regjistruar.  Në Testamentin e ri dhe ata janë liruar në vargun 23. Ata mblidhen së bashku me miqtë e tyre, dhe flasin për atë që ka ndodhur, ato që u kishin thënë krerët e priftërinjve dhe pleqtë, si dhe kërcënimet që u ishin bërë.

Bibla thotë: “Kur i dëgjuan këto, ata unanimisht e ngritën zërin te Perëndia,” dhe cilat ishin fjalët e para që ata thanë?  Fjalët e tyre të para (në gjuhën origjinale) ishin: “O Zot Sovran.” Ata mund të kishin përdorur shumë tituj për Perëndinë në atë pikë: “Ati ynë në qiej,” dhe vërtet, Jezusi kështu na mësoi të lutemi, apo ndonjë term më të përgjithshëm për Perëndinë, tituj të panumërt, por ata përdorën “O Zot Sovran”. “Despotët” është fjala e përdorur, despot. Ne e mendojmë një despot, si një sundues autoritar, që ka autoritet sovran dhe kështu, është mirë të shohim kishën e hershme në fillimet e saj.

Ata po përballeshin me persekutimet, morën kërcënime për jetën e tyre dhe të familjarëve të tyre, dhe gjëja e parë që ata bënë, është se ngritën sytë lart në qiell se bashku, dhe rrëfyen: “Ti je në kontroll.” Duket sikur gjërat rreth nesh, kanë dalë jashtë kontrollit, kryeprifti do të na bëjë këtë, pleqtë duan të na bëjnë atë, por Ti je në kontroll.” Pastaj, pjesa tjetër e lutjes, vazhdon me fjalë që tregojnë persekutimin e Jezusit, ashtu sic Perëndia e kishte paracaktuar të ndodhte. Dhe kështu, edhe kur Jezusi u persekutuar, Perëndia ishte Zoti Sovran. Ati ishte në kontroll të asaj që ndodhi dhe kështu, ashtu sic Ati ishte në kontroll, kur Jezusi u gozhdua në kryq, Ai ishte në kontroll edhe kur ata po persekutoheshin,

Ky, sigurisht që është një inkurajim për vëllezërit dhe motrat në mbarë botën, të cilët po përjetojnë persekutim dhe po vuajnë në mënyra të ndryshme, që ata të dinë se gjërat nuk janë jashtë kontrolli, se Perëndia është në kontroll të cdo gjëje që po ndodh, si edhe të kërcënimeve që vijnë kundër tyre. Cdo gjë është nën sovranitetin e Perëndisë . Kjo vlen edhe për jetën tonë, pavarësisht se cfarë po na ndodh, pavarësisht situatave të vështira që kalon secili prej nesh, pavarësisht se me c’probleme po ndeshemi pikërisht tani.

Ndoshta disa prej jush e gjejnë veten në luginë dhe kundër tyre vijnë gjëra që as nuk i kishin menduar, dhe ata tundohen të mendojnë se cdo gjë ka dalë jashtë kontrolli, por pikërisht në këtë moment, ata duhet të shohin lart, të fillojnë t’i luten Perëndisë që është në kontroll, Zotit Sovran,  dhe të dinë se Ai ka autoritet mbi të gjitha gjërat dhe mban të gjitha gjërat në duart e Tij dhe sipas asaj që na premton më vonë, ne e dimë se të gjitha gjërat bashkëveprojnë për mirë, për ata që e duan Perëndinë dhe janë thirrur sipas qëllimit të Tij. Do të doja të lutesha, vecanërisht për ata që janë duke më dëgjuar, të cilat mund të jenë duke kaluar vështrirësi apo sfida, pikërisht tani. Le të lutemi:

Zot Sovran, ne rrëfejmë se Ti je në kontroll, se nuk ka asgjë të fshehur prej teje dhe se në fund, Ti do t’i bësh të gjitha gjërat të bashkëveprojnë për mirë, për ata që të duan Ty dhe që janë thirrur sipas qëllimit Tënd. Ne besomë në Ty, ne besojmë në sovranitetin Tënd, ne besojmë në sundimin Tënd mbi të gjitha gjërat. Ne lutemi që Ti të na ndihmosh, të na ndihmosh të mbajmë sytë të fiksuar tek Ty dhe tek autoriteti Yt sovran. Ne lutemi; lutemi për vëllezërit dhe motrat që po kalojnë sfida, që Ti t’u japësh hir, forcë dhe besim, për të parë dorën Tënde sovrane ndërsa vepron, edhe në ato gjëra që nuk i kuptojnë; në misterin e gjërave që nuk i kuptojnë, dhe të besojnë. Perëndi, vepro dhe bëj që gjërat të bashkëveprojnë për mirë, për ata që të duan Ty dhe që janë thirrur sipas qëllimit Tënd. Ne lutemi në emër të Jezusit, Amen.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI