Të rilindur, 3

Sepse unë ju kam transmetuar para së gjithash atë që edhe mora, se Krishti vdiq për mëkatet tona, sipas Shkrimeve, dhe se u varros dhe se u ringjall të tretën ditë, sipas Shkrimeve. (1 Korintasve 15:3-4)

Ka shumë njerëz që thonë: “Unë besoj në Perëndinë At, krijuesin e qiellit dhe tokës…” Por kur mendojnë për jetën e tyre, ata nuk janë aspak të sigurt se nëse do të vdesin, do të shkojnë në parajsë. Ata e njohin gjuhën dhe i kanë mësuar vargjet përmendësh, por thellë brenda vetes ndihen të pasigurt. Sinqerisht, atyre ju mungon siguria.

Dr. Guy Duffield,  flet për çështje këtë në një prej botimeve të Udhëzuesve tonë të titulluar: “Si mund ta di që kam lindur sërish?” Ai beson se ka pesë arsye kryesore për pasigurinë. 1) Disa njerëz po mundohen ta fitojnë vetë shpëtimin, dhe kështu ata nuk mund të jenë kurrë të sigurt nëse kanë bërë mjaftueshëm për të larë mëkatet e tyre. 2) Disa mendojnë se janë në rregull, kur në të vërtetë ata kurrë nuk kanë rilindur. 3) Disa kanë dështuar të merren me mëkatin në jetën e tyre prandaj ata janë të paqartë, të pasigurt. 4) Disa nuk e besojnë me të vërtetë atë që Zoti thotë në Fjalën e Tij; këta janë ata që nuk janë mësuar me çështjen e autoritetit, kështu ata nuk i marrin seriozisht Shkrimet. 5) Disa njerëz mendojnë se duhet të presësh deri në ditën e gjykimit për të ditur nëse ke mbledhur mjaftueshëm pikë për të kaluar.

Të kthehemi pas dhe t’i analizojmë këto të pesta, të cilat mund t’ju ndihmojnë, njëherë e përgjithmonë për të zgjidhur këtë çështje me të cilën përballeni. “Shpëtimi,”- thotë Dr. Duffield, “nuk është një shpërblim për veprat e mira. Perëndia ka thënë: “Jemi të gjithë si një gjë e papastër dhe të gjitha veprat tona të drejtësisë janë si një rrobë e ndotur; po fishkemi të gjithë si një gjethe dhe paudhësitë tona na çojnë larg si era.” (Isaia 64:6) Nëse kjo është një panoramë e “drejtësisë” tonë, çfarë duhet të mendojë Zoti për mëkatin tonë? “Të gjithë kanë mëkatuar dhe janë privuar nga lavdia e Perëndisë,”-thotë Pali, duke iu drejtuar Romakëve (Romakëve 3:23). Jo! Ju nuk shpëtoheni duke iu bindur apo duke u përpjekur t’i bindeni urdhërimeve të Perëndisë, në të njëjtën mënyrë siç nuk mund të keni sigurinë e shpëtimit nga veprat tuaja të mira. Shpëtimi është vetëm nëpërmjet hirit; favori i pamerituar, i paftuar, dhe falas i Perëndisë.  “Sepse, me anë të hirit jeni të shpëtuar, nëpërmjet besimit; dhe kjo jo prej jush, por është dhurata e Perëndisë, jo prej veprave, që askush të mos mburret.” (Efesianëve 2:8-9)

Të tjerë nuk janë të sigurt nëse kanë rilindur sërish sepse ata kurrë nuk janë përballur me çështjen e mëkatit. Ata duan ta anashkalojnë fajin e tyre. Ata duan të përmirësojnë vetëvlerësimin. Ata duan të kenë mendime pozitive që do t’i ndihmojnë të fitojnë kundër shpifësve të tyre. Dhe, Zoti e di, ata duan të jenë të lumtur, prandaj i bashkëngjisin jetës së tyre fenë. Por kjo nuk i ndryshon ata, më tepër i bën të duken si klounë. Nga eksperienca ime nëse dikush jeton me diçka që e di se është e gabuar—le të themi për shembull një marrëdhënie e pamoralshme, një problem me drogën, çdo gjë tjetër që ai e di se nuk është e mirë para Zotit, ky person nuk është kurrë i sigurt për marrëdhënien e tij me Zotin.

Ka akoma nga ata të cilët nuk e pranojnë autoritetin e Biblës, e cila thotë: “sepse, po të rrëfesh me gojën tënde Zotin Jezus, dhe po të besosh në zemrën tënde se Perëndia e ngjalli prej së vdekurish, do të shpëtohesh.” (Romakëve 10:9) Ata e dinë që të tjerët e besojnë këtë, dhe do të donin ta besonin, por e kanë të vështirë ta pranojnë. Nëse bëni pjesë në këtë grup, duhet të kuptoni se Perëndia nuk ju gënjen, dhe nëse Ai e ka thënë atë, është e vërtetë. Ka diçka që dua ta fiksoni mirë. Perëndia do që ju të dini se keni jetën e përjetshme, dhe nëse ju nuk e keni këtë siguri, po humbisni diçka shumë të rëndësishme.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI