Çfarë kanë të përbashkët fetë në të gjithë botën?   Të gjitha fetë tentojnë të ndjekin dhe të kënaqin perënditë e tyre, perëndi që e kanë distancuar veten e tyre prej njerëzimit. Kjo është  një diferencë thelbësore mes tyre dhe besimit të Krishterë.  Krishtërimi është i vetmi besim  në të cilin Zoti vjen tek njerëzit. Ai na ndjek dhe na kërkon; jemi ne ata që kemi humbur-jo Zoti.   Ne mund të gëzojmë jo vetëm sepse Zoti na kërkon, por gjithashtu sepse ne mund ta njohim personalisht krijuesin tonë, e të kemi një marrëdhënie të plotë që rritet vazhdimisht.  Ne mund të flasim me Të siç do të bënim me një mik të ngushtë.  Ne mund të njohim zemrën e vërtetë të Zotit tonë.  Në thelb, Krishtërimi nuk është një fe, por është një marrëdhënie.

Tek ungjijtë ne e shohim Jezusin që e  transmetoi këtë mesazh vazhdimisht.  Te Luka, në fillim të kapitullit 15, ne shohim liderë fetarë që murmurijnë kundër Jezusit: “Ky i pranon mëkatarët dhe ha bashkë me ta“ (v.2). Farisenjtë, këdo që pranonte se kishte nevojë për faljen e Zotit  e konsideronin si injorant dhe të dobët.  Edhe pse ata kishin studiuar Shkrimet, ata ishin shumë larg nga  të njohurit dhe të kuptuarit zemrën e Perëndisë.

Lutje: Atë, të falenderoj Ty që me ndoqe pas edhe kur unë isha i humbur në mëkat.  Faleminderit që je një Zot i afërt dhe i dashur. Unë lutem në emër të Jezusit. Amen.

“Si mendoni? Në qoftë se një njeri ka njëqind dele dhe njera prej tyre humb rrugën, a nuk do t`i lërë ai të nëntëdhjetë e nëntat mbi male për të kërkuar atë që humbi rrugën? ( Mateu 18:12)

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

  1. Ju falenderoj shum per programin e mrekullueshem e ndegjoj gati qdo her dhe gjithmon esht nje bekim per mua .sot ka qen nje pergjigje e plot e zotit neper mjet teje per mua .jam ni besimtare e jezusit ka qe gati 10 vite kur jom kthy ne besim kam qen e vetme sa i perket besimit po me ndihmen e jezusit kam arrit ta kthej burrin e fmijen gjithashtu edhe gjysmen e familjes time dhe te gjith ata qe i besojn me jan shum mirnjohs se me te vertetzoti ka punu per ta dhe ju ka dhan pergjigje me nje her .faleminderit shum zotit edhe programit tuaj qe vazhdimisht me forco e me rrit akoma me shum .ne ket koh kom turbulenca ne familje me fmi posaqerisht me djalin e madh desha mendimin e juv se djali i madh i ka 23 vjet dhe asht mjoftu me nje vajz te besimit musliman e i ka pelqy shum por print e vajzes poj thojn ne qoft se e don merre por veq se na premton qi kurr nuk bahesh e krishtere djali poj thot nuk asht e mundur se thmijen sun i rriti me dy fryma po du mi rrit vetem ne trym te jesusit .Pata shum deshir me marr edhe mendimin e jub si te veproj ne ket rast se kta te dy jan oelqy shum nermjeveti

    1. Përshëndetje Vjollca.
      Të falenderojmë përzemërsisht që na ke shkruar dhe që na ndjek rregullisht. Për ne është gjithmonë gëzim, të dimë se dëgjuesit tanë vazhdimisht kërkojnë Perëndinë dhe duan që të marrin sa më shumë prej fjalës së Tij. Ne shpresojmë që programet tona të vijnë përherë në ndihmë dhe t’i flasin drejtpërdrejtë jetës tënde. Të gjitha sfidat na rrisin dhe na afrojnë më shumë tek Perëndia. Le të qëndrojmë mirënjohës për gjithçka kemi dhe t’i parashtrojmë kërkesat tona Perëndisë, duke u lutur që të bëhet vullneti i Tij.
      Faleminderit që qëndron në shoqërinë e Radio 7!
      Të urojmë gjithë të mirat.
      Bekime.

  2. Jam nje degjuse e rregullt dhe jam shum e lumtur qdo her nenpredikimi e jusj qdo her rritem ne frymen e zotit dhe mesoj si te eci me petendin per kunder ze gjitha provave te jete sime edhe pse kam qen po thuaj se e vetme ne besimin e jezusit nga komuniteti im ne ket vend ku jetoj ne zvicerr e ku ka shqiptar te shumt por me besimin muslimanqe dikur kam qen edhe vet por gati 10 vite i ka qi i perkas jezusit por se jam mshef para shqiptarve tjer kurr besimin qine kam te jezusi dhe vazhdimisht me cilin kam kontakt ju tregoj per te pa marr parasysh se am ndegjijn apo jo se dikur jam qen edhe une si ta m muslimane por prej sine kom pra nu jezusin ne jeten time i perkas vetem ati dhe kur ni far besimi tjeter dhe e falenderoj qdo dit te jetes sime qe qdo her e jep fjalen e fundit per muper thmin e mi e familjen time

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI