Sërish i gjallë

“Mua më pëlqen e diela e Pashkës. Zambakët e pashkës janë shumë të bukur, dhe mua më pëlqen ta dëgjoj historinë e ringjalljes së Jezusit.”– tha Rozana kur familja mbaroi së ngrëni darkën.

Vëllai i saj Kalebi iu përgjigj duke qeshur: “Mua më pëlqen darka e Pashkës! Çdo gjë është e shijshme.”  Por, kur pa babanë e tij, ai heshti. “Mësimi im i shkollës të së dielës tregonte se si ne do të ringjallemi së vdekurish ashtu si Jezusi. Por, kur po ktheheshim në shtëpi, në lajme dëgjuam për një zjarr që kishte rënë tek një nga restorantet në qendër të qytetit. Në lajme thuhej se dy persona humbën jetën.” Kalebi hezitoi për pak: “Në mendjen time e imagjinoj se si Jezusi u ringjall së vdekurish ditën e tretë, por nuk arrij ta kuptoj se si trupat që janë djegur ose që kanë kohë që kanë vdekur, mund të ringjallen dhe të jetojnë sërish.”.

Babai pranoi duke thënë: “Është e vështirë për ne që ta kuptojmë, por ejani me mua në garazh. Mbase një shembull tjetër ringjalljeje do t’ju ndihmojë.”.

Kalebi dhe Rozana e ndoqën babanë në një qoshe të garazhit ku nëna mbante veglat e kopshtit. Babai e udhëzoi: “Ma jep pak atë kavanozin atje.”.

Kalebi mori një kavanoz nga rafti i garazhit dhe e tundi.

“Ato janë fara të lules marigold që mami i ka ruajtur nga lulet e vjeshtës së shkuar,” tha Rozana.

“Ashtu është. Le t’i mbjellin disa prej tyre. Mbushe një nga vazot e luleve me këto fara.”- vazhdoi babai Ai shtyu një qeskë me dhe drejt Kalebit, i cili mori prej saj dhe mbushi një vazo. Më pas, Rozana hodhi disa fara në dhe. “Mirë. Mbuloji ato me dhe,” tha babai.

Kalebi buzëqeshi, kur papritur kuptoi se çfarë babai

po përpiqej t’iu tregonte. “Njësoj si trupat e vdekur kur varrosen, apo jo?” pyeti Kalebi. “Po,” u përgjigj babai. “Tani, çfarë mendon se do të ndodhë më pas në ditët në vazhdim?” Rozana iu përgjigj: “Unë e di se çfarë do të ndodhë. Farërat do të fillojnë të rriten.” Babai pohoi me kokë dhe tha: “Perëndia mund t’i marrë ato farëra ngjyrë kafe të vyshkura, që duken të prishura, dhe do t’i bëjë të mbijnë… e t’i kthejë sërish në jetë. Ai do t’i kthejë ato në diçka të bukur, dhe është po aq e lehtë për Të që ta bëjë këtë me çdo trup, njësoj si me farat.”

Disa javë më vonë, në tavolinën e verandës gjendej një vazo e mbushur plot me lule të verdha e të shndritshme marigold. Kalebi mendoi: “Unë nuk e di se si këto farëra të thara, të vyshkura dhe të vogla kthehen në lule kaq të bukura, por jam i sigurt se nuk ka qenë aspak e vështirë për Perëndinë!

Po ti a pyet se si trupat e vdekur mund të jetojnë sërish? Ringjallja e tyre nuk është aspak e vështirë për Perëndinë që i kthen farërat në lule. Me fjalë të tjera, për Të asgjë nuk është e vështirë. Jezusi u ringjall së vdekurish dhe do t’i ringjallë edhe besimtarët. Ai do t’i japë fëmijëve të Tij trupa që janë edhe më të mrekullueshëm se ata të mëparshmit. Është e pamundur për ta kuptuar, por Perëndia do ta bëjë!

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI