Lexo:Mateun 7:20-23
Afërdita thirri ndërsa përplasi derën pas saj: “Liljana është kaq e keqe, kohët e fundit! Ajo ka qenë kaq e pasjellshme me mua gjatë gjithë javës!” Një lot rrëshqiti në faqen e saj, ndërsa ajo ul në karrige. Nëna e saj e kuptoi sesi ndihej dhe i tha: “Kjo është një gjë shumë e keqe, por përpiqu që të kujtosh se Perëndia do që të jemi të duruar me njëri-tjetrin. Afërdita ka qenë një shoqe e mirë për një kohë të gjatë.” Liljana tha: “E di, por më ka ardhur në majë të hundës me ngacmimet e saj, në qoftë se ajo vazhdon njësoj, unë do të . . .”
Zhurma e çjerrë e gomave të një makine dhe e qara e zhurmshme e një qeni bëri që Afërdita dhe nëna e saj, të vraponin menjëherë te dritarja. Afërdita thirri: “Ai është Bobo! Dikush ka lënë portën hapur dhe ai ka dalë në rrugë!” Ato vrapuan jashtë, atje ku makina kishte frenuar. Një burrë i ri qëndronte pranë kones. Ai i tha atyre: “Më vjen shumë keq. Qeni vrapoi drejt meje. Unë e shmanga aq sa munda, por nuk munda ta shpëtoj.”
Nëna u përkul pranë kones që po qante. Ndërsa ajo po e prekte, Bobo-ja për pak sa nuk i kafshoi dorën. Ajo tha butësisht: “është çdo gjë në rregull Bobo. Ajo provoi edhe njëherë ta prekë atë, dhe përsëri Bobo-ja u hakërrye. Pasi u përpoq disa herë, nëna e Afërditës, mundi ta ngrinte qenin e vogël prej aty dhe e çuan te veterineri. Ato mbërritën në shtëpi bashkë me qenin, që qëndronte thuajse i ngurtë dhe ishte ende i shqetësuar. Ndërkohë babai kishte ardhur në shtëpi. “Unë jam kaq e kënaqur që Bobo është mire, por ai është akoma i egërsuar.” – i tha ajo babait të saj, ndërkohë që po i shpjegonte se ç’kishte ndodhur. Babai i tha asaj: “Kjo ndodh, sepse ai është akoma i lënduar. Bobo-ja, ka nevojë për shumë dashuri dhe për shumë përkujdesje nga ne në këtë kohë.” Liljana tundi kokën. Babai vazhdoi: “Meqë ra fjala zemër, dëgjova disa lajme të këqija sot. Ti e di se nëna e Afërditës punon në zyrën tonë; Sot, ajo më tha, se ka dorëzuar kërkesën për divorc. Unë mendova se ti duhet ta dije. Kështu, që mund të lutesh për Afërditën dhe për familjen e saj. Edhe ajo mund të ketë nevojë për më shumë dashuri dhe përkujdesje gjithashtu.” Liljana mori frymë thellë: “Oh, jo! Unë nuk e dija këtë.” Nëna tha: “Duket se Afërdita është e lënduar, ashtu si Bobo. S’është çudi që ka qenë shumë acaruese me ty kohët e fundit.” Liljana tundi kokën dhe tha: “Do lutem për të.