Nga:

7 Duetet më të mira në muzikën e krishterë

Artistët e muzikës së ^8F3CECF2A51AD23E0A8B9DA857EB0FE3ABEEBCD8A89B417E98^pimgpsh fullsize distr 1krishterë përpiqen të krijojnë këngë melodike që burojnë nga zemra, që sjellin frymëzim dhe adhurojnë Perëndinë. Ndaj kur një muzikant i krishterë bashkëpunon me një artist tjetër këngët e tyre bëhen shumë të dashura dhe të bukura.

Shikoni disa nga bashkëpunimet më mbresëlënëse në duetet më të mira të krishtera.

1.LEELAND FEAT. BRANDON HEATH – FOLLOW YOU

Kënga “Follow You”, është një këngë e realizuar në bashkëpunim Brandon Heath, dhe kjo kënge  shërben si një thirrje për t’ju shërbyer të varfërve që ndodhen midis nesh. “Jezusi tha që e gjithë bota do t’ju njohë  se ju jeni dishepujt e mi, nga mënyra se si ju do e donit njëri-tjetrin. Duke u kujdesur për të tjerët dhe duke qenë zëri i atyre që janë të shkelur, njerëzit që janë pranë jush do te ndihen edhe më mirë. Mbretëria e Perëndisë është dashuri dhe dashuria e vërtetë është veprim.” thotë Leeland Mooring.

[iframe_video type=”youtube” id=”JOaQLvTfVVU” width=”auto” height=”auto” autoplay=”0″]

2. NICHOLE NORDEMAN FEAT. AMY GRANT – I’M WITH YOU

Mbështetur mbi librin më të shitur, The Story (Historia), u krijua një album që përmban 18 këngë të shkruara nga shumë prej fitues te çmimit Dove Award. Nichole Nordeman dhe Bernie Herms. Këto këngë janë bazuar në personazhet dhe parimet biblike. Kjo këngë na tregon një kontekst të ri se si historia e dashurisë dhe shpengimit te Zotit kryqëzohet me dështimet dhe problemet tona dhe në mënyrën se si ato kthehen ne shprese dhe shpëtim.

[iframe_video type=”youtube” id=”NHZZyNGvOVY” width=”auto” height=”auto” autoplay=”0″]

3.TOBY MAC FEAT. MANDISA – GOOD MORNING

Kënga e Good Morning nga Mandisa në bashkëpunim me TobyMac është një këngë frymëzuese për t’u dëgjuar jo vetëm në mëngjes, por gati gjithë ditën dhe natën.

Kjo këngë është tepër frymëzuese dhe ritmike për t’u dëgjuar në mëngjes dhe për ta nisur ditën mbarë. Kjo këngë na jep energji dhe na bënë te ecim përpara. Ju duhet t’i thoni Mirëmëngjesi  vendin ku ndodheni  dhe personit me te cilin jeni aty pranë.  Përdorni një pjesë të këngës si alarm për t’u zgjuar në mëngjes.

[iframe_video type=”youtube” id=”Vbrs-fW6s7s” width=”auto” height=”auto” autoplay=”0″]

4. JONATHAN THULIN FEAT. RACHAEL LAMPA– BOMBS AWAY

Ky është një bashkëpunimi i Rachael Lampa me Jonathan Thulin, dhe kjo është për një performancë e veçantë, shoqëruar me një video mbresëlënëse. “Jonathan dhe Rachael  kane dhënë më të mirën për të realizuar këtë këngë dhe video.  Ata shpresojnë që përmes saj dëgjuesit të përjetojmë shpëtimin që vjen vetëm nga Perëndia. Ky duet është një nga më të pëlqyerit dhe me inkurajuesit.

[iframe_video type=”youtube” id=”8JngYQFVoVk” width=”auto” height=”auto” autoplay=”0″]

5.MORIAH PETERS JOEL SMALLBONE – I’LL WAIT FOR YOU

Moriah Peters ka ndarë filmimet frymëzuese të dasmës së saj me Joel Smallbone në një video për një nga  këngët e saj me të bukura. “I’ll Wait For You” (Do të pres për ty) që është pjesë e albumit të saj, “Brave”  një duet i saj me bashkëshortin Joel, pjesë e grupit të suksesshëm For King and Country. Historia e tyre e dashurisë është e ëmbël dhe inkurajuese dhe tregon se si Moriah ka lejuar Perëndinë të shkruaj këtë histori duke pritur deri ditën e dasmës për t’i dhënë puthjen e parë njeri- tjetrit, të cilën ajo e përshkruan ne këngën e saj “Haven’t Even Kissed” .

[iframe_video type=”youtube” id=”MCiIAPrpW8k” width=”auto” height=”auto” autoplay=”0″]

6.NEWSONG FEAT NATALIE GRANT – WHEN GOD MADE YOU

Anëtari themelues i grupit Newsong, Eddie Carswell shkroi nje këngë për vajzën e tij ne ditën e saj te martesës. Pasi i kërkoi babait të shkruante një këngë për dasmën e saj , ajo dhe i fejuari i saj i treguan një grumbull me letra qe kishin shkruar për njeri tjetrin. Ai lexoi dhe  pati një ide. Megjithatë, ai kishte vetëm një javë kohë për te shkruar këtë këngë  ndaj përfshihu anëtarin e grupit  Michael O’Brien për ta ndihmuar të përfundonte këngën.

Më vonë, NewSong menduan se kishin nevojë për një vokal femëror për  të shoqëruar Michael O’Brien, në këtë mënyrë ata ftuan këngëtaren Natalie Grant. Ky duet është vlerësuar si nje nga me te bukurit dhe me te pëlqyerit.

[iframe_video type=”youtube” id=”Z2OLM9atFo0″ width=”auto” height=”auto” autoplay=”0″]

7. MICHAEL W SMITH FEAT AMY GRANT – FRIENDS

Friends (Miqtë), është një ndër këngët më popullore në histori. Madje në shumë klasifikime është cilësuar si kënga më e mirë duke u pozicionuar e para. Kënga mbart një refren të thjeshtë, plot shpresë, i cili ka shoqëruar breza me radhë dhe u ka dhënë atyre një vijë melodike për të krijuar kujtime të paharrueshme. Për më shumë se 30 vite ka qenë e pranishme në shumë ngjarje jetësore si dasma, diplomime, funerale, ditëlindje apo përvjetore. Fillimisht kënga u prezantua në vitin 1983 në albumin me të njëjtin titull të Michael W. Smith, “Friends”

Michael dhe bashkëshortja e tij Debbie, e shkruan këtë këngë si një dhuratë lamtumire për një mik të tyre nga kisha që po largohej për të jetuar në një vend tjetër.

[iframe_video type=”youtube” id=”QtfS_pw7Ugg” width=”auto” height=”auto” autoplay=”0″]

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Free!

REGJISTROHUNI