Vlerat e Grejpfrutit

Ky frut u zbulua në Barbados në vitin 1750 dhe është një kryqëzim natyral midis një portokalli dhe një tjetër fruti, të quajtur pomelo.  Ai  zotëron  një shije unike, e nuk është vetëm i ëmbël. Sot kërkuesit janë ende duke zbuluar  përfitimet  e këtij fruti, të zbuluar në shekullin e  18-të. Ajo që dihet deri më tani është se ai  ka një sasi të konsiderueshme të vitaminës C dhe shumë përbërës të tjerë ushqyes. Le të shohim më nga afër të gjitha përfitimet që mund të na sjellë përdorimi i tij.

1.Djeg yndyrat

Grejpfruti,  gjendet në disa variacione. Atë mund ta gjejmë në  ngjyrë të verdhë, rozë, e të kuqe. Duket se ky produkt ushqimor mund t’ju ndihmojë që të bini nga pesha.   Ka një dietë e cila njihet si “Dieta e Grejpfrutit”. Ka studime të cilat tregojnë se konsumimi i një grejpfruti, ul në mënyrë të ndjeshme yndyrat.  Ndaj hani një frut  të tillë, përpara se të konsumoni ushqimin  dhe kjo do t’u ndihmojë të bini në peshë.  Fibrat që përmban do t’u ngopin dhe ai ka më pak kalori se ushqimet e tjera.

2. Shpejton metabolizmin

Duke qenë se djeg yndyrat, grejpfruti do t’ju  ndihmojë që ju të rrisni metabolizmin tuaj. Ky është  një tjetër përfitim.  Një metabolizëm i shpejtë i djeg yndyrat edhe kur nuk jeni duke u ushtruar, ose kur trupi është në qetësi.  Kërkuesit kanë gjetur se pjesëmarrësit që hëngrën gjysmë fruti në çdo vakt përpara se të hanin ushqimin, humbën 1.6 kilogramë,  në një periudhë prej 12 javësh.

3. Ndihmon mëlçinë

Detoksifikim do të thotë pastrimi i trupit. Ky është një proces i cili largon papastërtitë nga gjaku që ndodhet në mëlçi, vendi ku toksinat përpunohen për t’u eliminuar. Duke qenë se mëlçia është një organ që përpunon shumë lëndë toksike, grejpfruti mund të jetë një mjet që do ta ndihmojë mëlçinë të detoksifikohet.  Detoksifikimi përmirëson simptomat e depresionit, shkrifton  muskujt e ngrirë dhe ndihmon në eliminimin e dhembjeve kronike të kokës.

4.Mund të ndihmojë problemet me mishrat e dhëmbëve

Kërkuesit kanë gjetur se grejpfruti mund të ndihmojë në përmirësimin e gjendjes së  mishrave të dhëmbëve , sidomos kur ata janë të dëmtuar . Njerëzit që kanë ngrënë të paktën dy të tillë në ditë, kanë pasur më pak gjakderdhje.  Kjo  mund të vijë si pasojë e vitaminës C, e cila  gjendet me shumicë në këtë frut.

5Redukton kolesterolin

Grejpfruti mund të ndikojë në ujen e  kolesterolit të keq siç janë trigliceridet.  Ai arrin që t’i ulë ato me 17 %.  Pacientët që konsumuan grejpfrutin patën  ulje të lipideve në gjak, krahasuar me ata që nuk kishin ngrënë grejpfrut. Grejpfruti i kuq është më shumë efektiv për të ulur trigliceritet, kolesterolin që shpesh lidhet me problemet e zemrës.

6. Ndihmon lëkurën

Për shkak të sasisë së vitaminës C, grejpfruti ndihmon për të reduktuar dëmtimet që shkaktohen nga dielli, nga ambienti dhe nga mënyra  e jetesës. Vitamina B rrit prodhimin e kolagjenit, lufton radikalet e lira dhe bën që lëkura të duket e re dhe e freskët.  Grejpfruti mund të hidratoj lëkurën dhe ndihmon që të luftojmë rrudhat. Gjithashtu ai përmban vitaminën A, ka potasium dhe magnez që ndihmojnë në mirëmbajtjen të lëkurën dhe ndihmojnë sistemin imunitar.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI