5 gabimet që çojnë në pagjumësi

Nuk është e nevojshme të shpjegojmë se përse gjumi është kaq i rëndësishëm për ne. Gjithsesi, shumë prej nesh vuajnë nga mungesa e gjumit, e vërtetuar kjo edhe nga statistikat. Mungesa e gjumit shkakton ç’rregullime të humorit, dhimbje koke dhe shkon deri aty sa dobëson sistemin imunitar. Njerëzit që janë vazhdimisht të privuar nga gjumi, priren të kenë presion të lartë të gjakut dhe diabet. Duhet të dimë  se sjellja jonë e ndikon gjumin. Do të ndajmë me ju pesë nga gabimet që mund të favorizojnë pagjumësinë.

1-Dhoma juaj e gjumit është rrëmujë

Nëse në dhomën tuaj të gjumit vendosni objekte që nuk kanë lidhje me qetësinë dhe relaksin, ky mund të jetë një ndër shkaqet e mungesës së gjumit. Nëse e mban televizorin ndezur, apo përdor pajisje të tjera elektronike, ki  parasysh se ato stimulojnë nervat e syve. Kjo shërben për të dërguar një sinjal në pjesë të trupit që kontrollojnë hormonet, temperaturën e trupit dhe funksione të tjera që luajnë rol në gjumin tënd. Mund të duket e vështirë, por nuk duhet të kontrollosh  e-mail-et dhe nuk duhet të  përdoresh rrjetet  sociale përpara se të flesh . Dhoma e gjumit duhet përdorur për t’u qetësuar dhe për  gjumin tuaj.

2-Në dhomën tuaj të gjumit gjenden ngjyra të forta

Nëse ke shumë ngjyra dhe dekor  të tillë që ndriçon dhomën tënde, kjo mund të të shqetësojë gjumin. Përdor ngjyra qetësuese, të tilla si jeshilja, bluja dhe grija.  Ngjyrat e ndezura janë të përshtatshme në kuzhinë dhe në dhomat e tjera në shtëpi,  ku është e nevojshme të  sjellësh gjallëri. Ngjyra e verdhë  dhe e kuqe, janë ngjyra që japin energji dhe kjo nuk është aspak e nevojshme në dhomën e gjumit. Ngjyrat e ftohta, si bluja,  mund të përdoren për të ngjallur një ndjenjë qetësimi dhe për të nxitur gjumin.

3-Je duke ngrënë shumë sheqerna

Kur hamë ose pimë diçka të ëmbël si karamele, pije me gaz ose energjike, energjitë tona rriten menjëherë. Kjo na stimulon fizikisht dhe mendërisht. Pas konsumimit të sheqernave jo vetëm që do  të përballesh me këtë shqetësim,  por mund të harrosh fare të flesh. Kjo sepse, ke  ndikuar në sistemin tënd të gjumit.

4-Po fle bashkë me një kafshë shtëpiake

Të flesh me qenin apo macen tënde e prish gjumin. Ata mund të  rënkojnë, rrotullohen, e madje mund t’ju shtyjnë ju nga krevati. Ky  mund të jetë rezultati kur fle me një qen. Nëse ky është shndërruar  tashmë në  një zakon për ty, fol me veterinerin tënd për tu këshilluar se si ta trajnosh qenin tënd. Ata përsëri do të duan të struken pranë teje edhe pasi e ke bërë këtë ndryshim, por mos u dorëzo.

5-  Të mungojnë mjetet që e ndihmojnë gjumin

Ka persona të cilëve u  nevojiten disa mjete  më të veçanta për të bërë një gjumë më të mirë.  Nëse hyn tek këta njerëz,  mund të blesh një maskë sysh dhe  kufje gjumi për veshët. Kjo do të të ndihmojë të mos shqetësohesh nga dritat e rrugës dhe nga çdo dritë tjerët artificiale. Kufjet do t’ju ndihmojnë në rast se partneri juaj gërhet, ose njerëzit e tjerë në shtëpi, janë akoma zgjuar dhe bëjnë  zhurmë.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI