Vini re zogjtë e qiellit: ata nuk mbjellin, nuk korrin dhe nuk mbledhin në hambare; megjithatë Ati juaj qiellor i ushqen. A nuk vleni ju shumë më tepër se sa ata? ( Mateu 6:26)

Jezusi  i këshilloi dishepujt e Tij që të “ vinin re zogjtë e qiellit…” Në një botë të mbuluar me shqetësim dhe frikë, fjalët e Tij janë një këshillë shumë e mirë edhe për ne sot. A i  merrni ndonjëherë në konsideratë, harabelat që ju fluturojnë mbi kokë?  Po laureshat e vogla që emigrojnë me qindra milje larg vit pas viti, pa pasur nevojë për orientim?

Keith Monroe ka shkruar për miqtë tanë me pupla. Ai e nis duke ngritur një pyetje, “  A mrekulloheni  ndonjëherë me zogjtë?  Merr një orë nga koha jote  dhe shko e futu në një  bibliotekë.  Kërko atje për disa nga librat që kanë këtë subjekt. Do të mrekullohesh nga këto krijesa të çuditshme.

Lidhjet e gjata përpara martesave janë të zakonshme në botën e zogjve.  Gushëkuqtë lidhen që në Janar, por nuk çiftëzohen ose nuk e administrojnë  shtëpinë e tyre të përbashkët deri në pranverë.  Galat dhe rosat e egra, lidhen që në pranverën e parë pasi kanë lindur,edhe pse këto specie arrijnë pjekurinë seksuale vetëm 1 vit më vonë. Pjesa më e madhe e zogjve janë besnikë ndaj partnerëve të tyre për të gjithë jetën.  Disa prej partnereve meshkuj, njësoj si  njerëzit, e shprehin dashurinë e tyre me lule.  Gargujt mbajnë petale dhe gonxhe dhe i çojnë drejt folesë së femrës. Një pulëbardhë këput një prej luleve rozë, që gjenden pranë detit dhe e vendos në mënyrë solemne përpara të fejuarës së tij. Qukapiku i vogël mund të jetë i dashuri më i rafinuar nga të gjithë zogjtë. Ai i zgjedh farat e lulediellit dhe ja ofron ato të premtuarës së tij. Nëse ajo e përbuz këtë dhuratë, ai bëhet akoma më shumë fisnik,  i largon të gjitha lëvoret e farave për të.

Pliny, natyralisti  Romak, doli me hipotezën se dallëndyshet ktheheshin në bretkosa. Çdo vit, ai vinte re se një mëngjes, të gjitha dallëndyshet nuk ishin më aty. Të gjithë në atë kohë mendonin se zogjtë nuk fluturojnë në errësirë, ndaj ato duhet të ishin shndërruar në  bretkosa.  Vetëm në shekullin e 18-të ornitologët kuptuan se zogjtë mund të fluturojnë gjatë natës në grupe të mëdha. Që prej atëherë, ekspertët e zogjve janë përpjekur që të kuptojnë instinktin që kanë zogjtë “ për t’u kthyer në shtëpi”. Gjithashtu edhe  aftësinë për të udhëtuar drejt vendeve që janë zgjedhur që nga brezat e mëparshëm.  Është realizuar një provë me albatrosët. Ata  janë mbyllur  nëpër kuti e janë sjellë drejt Bostonit, pastaj i kanë liruar nëpër vende të ndryshme, të veçuar nga njëri-tjetri. Gjithsecili fluturoi vetëm  mbi det për më shumë se 3000 milje, duke kërkuar të gjejë rrugën për në shtëpi.

Cili kompas i brendshëm e drejton ternin arktik çdo pranverë që të udhëtojë për 11 milje nga Poli i Jugut, në drejtim të tokës së Antarktidës?   Si ja bëjnë lejlekët që e gjejnë rrugën nga deti i Mesdheut deri në  jug të Afrikës?

Disa ekspertë mendojnë se ata e kontrollojnë lëvizjen e tyre me anë të pozicionit të diellit. Kjo do  t’u jepte atyre një mekanizëm për të përllogaritur pozicionin.   Por si ja bëjnë ata në ditët me re? Përgjigja është se sytë e zogjve janë kaq të ndjeshëm ndaj rrezeve ultraviolet, sa që ata e dinë shumë mirë se ku ndodhet dielli edhe nëse e ka zënë reja më e errët.

Nga ana tjetër, laureshat e vogla migrojnë në distanca të mëdha gjatë natës. Ato po ashtu arrijnë të rregullojnë ciklin e tyre të fluturimit, siç bëjnë edhe zogjtë që fluturojnë ditën. Edhe nëse kanë lindur në kafaze dhe  e kanë shpenzuar jetën e tyre pa e parë ndonjëherë qiellin, ato  mund të nisen nga Gjermania të  vetme. Mund të udhëtojnë në të gjithë Ballkanin dhe të kthehen drejt Jugut. Kështu arrijnë  në shtëpinë e tyre që gjendet në Afrikën Qendrore.

Monro  e mbyll kështu, “ Nuk dua që të ul vlerat e llojit njerëzor, por a nuk jemi ca të paaftë  në orientim, nëse e krahasojmë veten me miqtë tanë me pupla?  Jezusi na nxiti “ Vini re zogjtë.” Jezusi arriti që të na provonte diçka nëpërmjet këtyre krijesave kaq të vogla dhe të mrekullueshme. Ai tha “Vini re zogjtė e qiellit: ata nuk mbjellin, nuk korrin dhe nuk mbledhin nė hambare; megjithatė Ati juaj qiellor i ushqen. A nuk vleni ju shumė mė tepėr se sa ata?” (Mateu 6:26 )

Hidhini një sy krijesave të vogla që ndodhen jashtë dritares suaj. Perëndia jo vetëm që kujdeset  për ta, por Ai kujdeset për ty shumë më shumë. Jezusi pyeti “ A nuk vleni ju shumë më tepër se ata?” Duhet të mendojmë  mirë për këtë.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr. Harold J. Sala

Folësi, autori dhe mësuesi i Biblës Dr. Sala, ka themeluar Guidelines në vitin 1963. Programi i tij i përditshëm Koment për jetën, dëgjohet në mbarë botën në gjuhë të ndryshme. Sala është autori i 60 librave në 19 gjuhë të ndryshme. Ai flet dhe mëson shpesh në konferenca dhe seminare në kishat në mbarë botën.


Free!

REGJISTROHUNI