Ecni në atë që Zoti ka për ju.

A ju duket se ditëlindjet vazhdojnë të ikin gjithnjë e më shpejt, vit pas viti? Natyrisht, kjo do të thotë se herët a vonë, nëse jetojmë mjaftueshëm, secili prej nesh do të plaket. Unë, dua të bëj më të mirën e viteve të mia. Shpresoj se ajo që thotë Psalmi 92 për pleqërinë do të jetë e vërtetë në jetën time. Le ta lexojmë:

I drejti do të lulëzojë si palma,

do të rritet si kedri i Libanit;

Ata që janë mbjellë në shtëpinë e Zotit,

do të lulëzojnë në kopshtet e Perëndisë tonë. [Tani vini re këtë pjesë:]

Do  të japin fryte edhe në pleqëri,

Do të jenë të lulëzuar dhe të blertë (Psalmi 92:12-14).

Më pëlqen ky pasazh. Qëndroni të lulëzuar dhe të blertë dhe jepni fryte edhe  në pleqëri. Kjo është mënyra e duhur për të jetuar! Pa u shqetësuar për rrudhat apo kilogramët e tepërt apo dhimbjet e pleqërisë, por rrezatues me dëshirën për ta jetuar jetën në maksimum në vendin ku Zoti na vendos. Parafraza e Mesazhit të fjalëve të Palit drejtuar Filipianëve thotë këtë:

“Miq, mos më keqkuptoni: në asnjë mënyrë nuk e konsideroj veten ekspert…, po rend drejt synimit, ku Perëndia po më drejton – te Jezusi.  Kam lënë pas të kaluarën, duke u prirur në ato që kam përpara dhe nuk do të kthehem më pas” (Filipianëve 3:13-14).

Në lartësi të Alpeve zvicerane është ngritur një monument për nder të një udhërrëfyesi i cili vdiq në përpjekje për të shpëtuar një turist që ishte bllokuar. Mesazhi i gdhendur në gur thotë: “Vdiq duke u ngjitur”. Kjo është motoja që do të doja të lija pas kur kohës sime në tokë ti vinte fundi.

Pra, po  rend në ato që kam përpara, dhe nuk do të kthehem më pas. Me ndihmën e Zotit, shpresoj të jap fryt edhe në pleqëri – të freskët dhe të gjelbër.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Darlene Sala

Darlene Sala ka pasur një shërbesë active si gruaja e një pastori dhe këshilltare, mësuese Bible, misionare, autore dhe drejtuese e shërbesës Ndërkombtare të Guidelines. Në qendër të shërbesës së saj është të ndihmojë gratë të kuptojnë vlerën e tyre në Krishtin. Ajo flet në konferenca për familjen në kishat në SHBA, Filipine, Kinë , Ukrahinë Rusi dhe Afrikë.


Free!

REGJISTROHUNI