Vetëbesimi i tepruar

Mos kini besim te princat dhe as te ndonjë bir njeriu, që nuk mund tė shpëtojë ( Psalmi 146:3)
Edhe pse kjo ngjarje ka ndodhur thuajse një shekull më parë, duket se akoma njerëzit mahniten prej saj. Kjo dramë filloi në 10 Prill të vitit 1912, kur anija Titanik e kompanisë White Star Liner, u nis për udhëtimin e saj të parë, nga Southampton drejt Shteteve të Bashkuara. Pamja e oxhaqeve të saj ishte shkëlqyese. Në bordin e kësaj anije fatkeqe, kishte gati 2000 persona. Aty ishin mbledhur personalitete që përfaqësonin njerëzit më me influencë në botë. Kishte gjithashtu edhe 700 njerëz të zakonshëm, emigrant që ishin nisur për në Shtetet e Bashkuara, duke shpresuar se atje do të gjenin një jetë më të mirë.
Titaniku ishte ndërtuar si një nga anijet me siguri më të lartë. Krijuesit e saj e përshkruan si “anija që nuk mbytet”. Asnjë person që hipi në bord, nuk mendoi ndonjëherë se kjo anije e shkëlqyer, do të qëndronte nën thellësitë e oqeanit vetëm tre ditë më pas. Patjetër që ka pasur disa anije të rëndësishme që janë mbytur, por mbytja e Titanikut i ka mahnitur njerëzit në një mënyrë të tillë, që mund të konsiderohet unike. Kështu na tregojnë të dhënat që janë regjistruar mbi anijet dhe lundrimin. Ndoshta kjo ndjesi erdhi për shkak të gjithë marrëzisë që u tha mbi të. Një anije që nuk mund të mbytet. Veç ta mendosh.
Shumë paralajmërime kaluan pa u vënë re. Në orën 9:00 të mëngjesit të asaj të Shtune fatale, anija Caronia, dërgoi një mesazh në dhomën e radios së Titanikut. Në këtë mesazh thuhej: “ Kapiten, Titanik… drejt Perëndimit raportohen ajsbergë të vegjël dhe terren akulli…” Të paktën 5 mesazhe paralajmëruese arritën në anije, por ajo vazhdoi të çante ujërat e Atlantikut me shpejtësi të plotë. Atëherë në orën 23:30, një masiv akulli i frikshëm, 90 % e të cilit ishte fshehur nën ujë, u shfaq turbull në errësirë. Pati një tingull të papritur që erdhi nga kambana e anijes. Pastaj pasoi një tronditje e lehtë. Akulli ra mbi kuvertë. Kjo ishte goditja vdekjeprurëse e anijes që nuk mund të mbytej.
Por a ishte me të vërtetë një ajsberg ai që e mbyti anijen? Kur e mendoj sërish, nuk jam i sigurt nëse ishte vetëm një ajsberg që e mbyti Titanikun. Vrasësi i vërtetë i këtyre 900 personave që vdiqën ishte vetëbesimi i tepruar i njeriut. Varkat e shpëtimit që kishin një kapacitet prej 65 personash, u ulën prej anijes me vetëm 28 vetë brenda tyre. Ndërkohë që anija mbytej, banda muzikore vazhdonte të luante, e stafi i anijes hidhte fishekzjarrë në qiell për të argëtuar ata që ishin në bord, por praktikisht Titaniku u mbyt. Humbja në ujë e kësaj anije të shkëlqyer, duhet të jetë gjithmonë një paralajmërim për secilin nga ne. Siguria e tepruar është një ndër armiqtë më të mëdhenj të jetës.
A e di mik, se Bibla vazhdimisht na paralajmëron kundër vetëbesimit të tepruar? Mbaj mend këshillën që tha Pali, “Prandaj ai qė mendon se qëndron mė këmbë, le tė shohë se mos bjerë” ( 1 e Korintasve 10:12) Bibla na thotë që të mos e vendosim besimin tonë mbi njerëzit, mbi armët, apo fuqitë ushtarake. Ky libër na tregon se vetëm besimi në Zot nuk do të tradhtojë. Pyetje: Ku e ke vendosur besimin tënd? Tek paratë e tua, tek ndikimi yt, në aftësinë që ke për t’i bërë gjërat të ndodhin? Ata që ishin në bordin e Titanikut kuptuan se e vetmja siguri e qëndrueshme mund të ishte vetëm Perëndia. Muzika e vallëzimit ndryshoi dhe filloi të luhej pjesa “Zot, qëndro më pranë tyre, më pranë tyre.”
Thuajse tre mijë vjet më parë se Titaniku të lundronte, Psalmisti shkroi këto fjalë:
Është më mirë të gjesh strehë tek Zoti se sa ti kesh besim njeriut. Është më mirë të gjesh strehë tek Zoti se sa tu kesh besim princave. “Zoti është forca ime dhe kënga ime, ai ka qenė shpëtimi im. ( Psalmi 118:4) Vetëbesimi i tepruar tek aftësitë njerëzore është një armik i rrezikshëm. Sigurohu se besimi yt është tek Zoti. Ai është i vetmi që nuk do të lerë.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr. Harold J. Sala

Folësi, autori dhe mësuesi i Biblës Dr. Sala, ka themeluar Guidelines në vitin 1963. Programi i tij i përditshëm Koment për jetën, dëgjohet në mbarë botën në gjuhë të ndryshme. Sala është autori i 60 librave në 19 gjuhë të ndryshme. Ai flet dhe mëson shpesh në konferenca dhe seminare në kishat në mbarë botën.


Free!

REGJISTROHUNI