Megjithatë i drejti mbetet i lidhur fort me rrugën e tij, dhe ai që i ka duart e pastra fortësohet gjithnjë e më tepër.-Jobi 17:9

Ishujt Havai janë një parajsë tropikale që ndodhen në mes të Oqeanit Paqësor, 2500 milje larg nga toka më e afërt. Ujërat që rrethojnë ishujt kanë nuanca të ndryshme blu dhe erëra të buta fryjnë nëpër ishuj. Për 400 vjet, polinezianët e vendosur në ishujt e largët u përpoqën t’i lundronin ato erëra, pas migrimit të Zambakut të Artë, në ishujt e rinj që ata besonin se duhet të ishin atje. Kanoet e tyre nuk mund të vazhdonin të ndiqnin zogjtë dhe duhej të ktheheshin mbrapa. Por nuk reshtën nga përpjekjet e tyre për 400 vjet para se të arrinin më në fund në arkipelagun Havai!

Ne nuk e dimë, pse ky brez polinezianësh  vazhdoi të përpiqej ndërkohë që të paraardhësit e tyre kishin dështuar. Çfarë ju bën të vazhdoni kur nuk e pranoni dështimin, herë pas here? Bibla i inkurajon ndjekësit e Jezusit kur bëhet fjalë për të ngulmuar, për të vazhduar.

“Ai do t’ju mbajë të fortë deri në fund”, thotë (1 Korintasve 1:8). Nëse jeni në një situatë shumë të vështirë sot, dhe mendoni se po arrini fundin; Bibla ju siguron se, ” I drejti mbetet i lidhur fort me rrugën e tij, dhe ai që i ka duart e pastra fortësohet gjithnjë e më tepër.” (Jobi 17:9).

A e dini se si bëhen  muskujt? Ndërsa vihen në punë të sforcuara, fibrat e vogla të muskujve çahen dhe më pas shërohen. Muskuli është më i madh, më i fortë dhe i aftë për të bërë më shumë. Si ndjekës i Jezusit, ju po ecni përpara, po rriteni!

Vazhdoni! Vazhdoni të ndiqni Jezusin.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Bonnie Sala

Bonnie Sala është presidente e shërbesës Guidelines. Ajo është autore e meditimeve Fillo nga e Para, meditime të cilat frymëzohen nga mëngjeset e saj të hershme kur kalon kohën personale me Jezusin dhe Fjalën e Tij. Ky program transmetohet në radiot në Amerikë por edhe në Filipine, Singapor dhe Afrikë. Ajo është një folëse ndërkombtare në konferenca të ndryshme.


Free!

REGJISTROHUNI