Kur ndryshojnë planet!

Veprat e Apostujve, kapitulli 24, vargu 27 thotë: “Por pas dy vjetësh, Feliksit ia zuri vendin Porc Festi; dhe Feliksi, duke dashur t’ua bëjë qejfin Judenjve, e la Palin në burg.” Lexoj këtë dhe mendoj: “Për dy vite Pali mbeti në burg, sepse ky drejtues, Feliksi, donte t’u bënte qejfin judenjve.”

Mendoj për Palin … Dhe sinqerisht, ne nuk e dimë këtë nga teksti, por unë e vura veten në vendin e Palit dhe po përpiqesha të imagjinoja, nëse ai po mendonte: “Përse kam mbetur këtu në burg? Mund të isha jashtë, duke predikuar Ungjillin. Mund të isha jashtë, duke mbjellë kisha. Ka kaq shumë gjëra për t’u bërë, gjëra që unë mund t’i bëj dhe që e di se lartësojnë Perëndinë. Po përse Perëndia, që është Sovran, ka lejuar, madje ka paracaktuar, që unë të jem në burg gjatë këtyre dy viteve?”

 Mendoj për të gjitha pyetjet dhe se si Pali lutej për clirim dhe për përhapjen e Ungjillit. Vërtet, ai i shkroi kishës së Romës: “Unë dua të vij me ju dhe t’ju ndihmoj të coni Ungjillin në Spanjë, sepse ata nuk e kanë dëgjuar ende Ungjillin.” Por këto plane që Pali kishte bërë, u prishën, sepse ai ishte në burg. Dhe në mes të gjithë kësaj, imagjinoj Palin, duke besuar se Perëndia kishte një plan më të madh se plani i tij

 Mendoj për jetën time. Dhe mendoj për jetën tuaj. Unë nuk e di se cfarë po ndodh në jetën tuaj, por mendoj se disa nga ju, janë në ndonjë nga ato periudhat kur pyesin se, përse ka ndodhur kjo, apo ajo, përse po durojnë këtë, apo atë sfidë, përse duket sikur këto probleme nuk mbarojnë, përse po vazhdojnë prej vitesh.

 Ky tekst, thjesht na nxit të lutemi me besim tek Perëndia dhe t’u besojmë planeve të Tij. Kështu, Perëndi, unë lutem përmes këtij shkrimi për jetën time dhe për jetën e atyre njerëzve që po kalojnë vështirësi që duket sikur nuk mbarojnë dhe sikur nuk kanë kuptim. Mendoj për rrethanat e ndryshme ku ata mund të jenë. Zot, ne lutemi së bashku, që të besojmë në planin Tënd. Ne besojmë se Ti je Sovran. Ne besojmë se Ti je në kontroll. Ne besojmë se Ti je i urtë. Ne rrëfejmë se Ti je i mirë dhe se Ti i kthen të gjitha gjërat për mirë, për ata që të duan Ty dhe që janë thirrur sipas qëllimit Tënd.

Kështu ne lutemi për realizimin e qëllimeve të Tua përmes nesh. Ashtu sic realizove qëllimin Tënd përmes Palit në burg, ne lutemi që Ti të realizosh qëllimin Tënd në jetën tonë. Në cfarëdo që po ndodh në jetën tonë pikërisht tani, në cfarëdo që do të ndodhë javën tjetër, apo muajin tjetër, apo vitin tjetër dhe sidomos, Perëndi, në momentet kur ne nuk e kuptojmë përse, kur nuk ka kuptim për ne, ne lutemi për besim dhe lutemi që t’i mbajmë sytë tek Ti, duke e ditur se Ti ke kontroll mbi gjithcka, se Ti je i mirë, Ti je i urtë dhe Ti i bën të gjitha gjërat të bashkëveprojnë për mirë, për ata që të duan Ty. Ne e besojmë këtë, Perëndi, dhe lutemi që Ti të na ndihmosh për këtë.

Ti do t’i bësh të gjitha gjërat, edhe ato që ne nuk i kuptojmë, të bashkëveprojnë për mirë, për ata që të duan Ty dhe që janë thirrur sipas qëllimit Tënd. Lutemi që Ti të realizosh qëllimin Tënd, përmes nesh, edhe atëherë kur ne nuk e kuptojmë planin Tënd. Në emër të Jezusit, Amen.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth David Platt

David Platt shërben si pastor në kishën McLean Bible Church në Washington, D.C. Ai është themeluesi i shërbesës ‘Radikal’. Ai është autori i disa librave, përfshirë, Radikal, Radikal së bashku, Më ndiq, Diçka duhet të ndryshojë.


Free!

REGJISTROHUNI