Është koha për të përgatitur ushqime në grillë. Gatimet e verës kanë të bëjnë me ushqimet e freskëta, të përgatitura thjeshtë. Le të marrim disa ide kreative për të vendosur peshkun në grillë, perimet, hamburger të shëndetshëm e madje edhe pica.
Mund të vendosni picën në grillë
Nxehtësia intensive e grillës do t’ju ofrojë një picë të gatuar thuajse si në restorant. Përpiquni që përbërësit të jenë sa me të lehtë dhe gatuajini ata më përpara, në mënyrë që ata të bëhen të njëtrajtshëm kur të nxehen mbi grillë. Është mirë që me një furçë të mund të mund të lyeni bukën e picës sipër më pak vaj ulliri dhe të kujdeseni që të jetë e pjekur mirë nga të dyja anët. Pastaj shtoni përbërësit dhe mbuloni grillën. Gatuajeni për 3-7 minuta, për çdo minutë rrotulloni picën me një kënd 90 gradë, në mënyrë që të mos digjet.
Peshk në shkopinj
Peshqit në shkopinj janë të shkëlqyer për t’u përgatitur, sidomos kur janë peshq të vegjël dhe të freskët, siç janë sardelet, që janë të mbushura me yndyrna të shëndetshme për zemrën. Është e mundur që të mund të vendosni disa peshq njëkohësisht në grillë. Fusni një nga shkopinjtë në çdo peshk, në zonën pranë kokës. Fusni edhe një tjetër shkop pranë bishtit. Kjo e mban të fiksuar mirë peshkun dhe kështu janë më të lehtë për t’u kthyer përgjatë kohës së gatimit. Lyejini me vaj ulliri dhe gatuajini, duke i rrotulluar.
Vendosni në grillë perime
Grilla është një mënyrë e shkëlqyer për të gatuar perimet. Temperaturat e larta dhe koha e shkurtër e gatimit, i ndihmon perimet që të ruajnë përbërësit e tyre. Pritini ato hollë. Duket se perimet që mund t’ju shërbejnë më shumë kur vjen puna për të gatuar në grillë janë ato që janë të forta dhe që zhvillojnë shije të ëmbla, si:
- Speca të ëmbla ( 6-8 minuta nga çdo anë)
- Qepë (5-7 min nga çdo anë)
- Kunguj ( 5 minuta nga çdo anë)
- Misër (25 minuta)
- Kërpudha Portabella (7-10 minuta në çdo krah)
Vendosni fruta në grillë për një përgatitur një ëmbëlsirë të shijshme.
Grilla intensifikon ëmbëlsinë e luleshtrydheve, pjeshkave, ananasit, bananeve, mollëve, dardhave dhe frutave të tjera. I prisni frutat në copa dhe vendosini ato në shkopinj ose vendosini në letër alumini. Është më mirë për to të gatuhen jo direkt në nxehtësi. Ulni sasinë e flakëve, ose vendosini frutat në skajet e grillës. I gatuani vetëm për pak minuta dhe në nxehtësi të ulët, derisa të marrin ngjyrën e artë.
Provoni që t’i bëni pak më të buta ushqimet tuaja.
Ushqimet si biftek viçi janë shumë të përshtatshme për t’u marinuar më parë. Marinimi u shton atyre shijen dhe i ndihmon që të zbuten, kështu do të merrni maksimumin e shijes së këtij produkti. Marinimi i mishit përpara se të kalohet në grillë, redukton gjithashtu rrezikun për kancer dhe anemi. Receta të marinimit ka shumë, duke filluar që prej salcës së sojës, sheqerit kaf, mjaltit, vajit të ullirit, hudhrës, erëzave, verës apo lëng qitroje. Gjatë marinimit produktet mund t’i lini në frigorifer.